Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

New York Times: Shqipëria paralajmërohet të mos bllokojë lirinë e shprehjes në internet

Lapsi.al 10 December 2019
New York Times: Shqipëria paralajmërohet të mos bllokojë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë u kërkoi dje autoriteteve në Shqipëri të ndryshojnë më tej një projektligj për një sistem të ri regjistrimi për mediat online.

Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së mediave të OSBE-së, i kërkoi Parlamentit shqiptar të bëjë më shumë ndryshime në legjislacionin e ri, duke shtuar se "shumë gjëra do të varen nga zbatimi i këtij ligji". 

Ai theksoi se agjensia rregullatore duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Projektligji i vitit të kaluar për median në internet dhe kërcënimi i qeverisë për të vendosur gjobë të rëndë për pronarët e mediave elektronike të paregjistruara u kritikuan nga OSBE dhe organizatat lokale të mediave.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Federatat Ndërkombëtare dhe Europiane të Gazetareve thirrje qeverisë për rrëzimin e pr.ligjeve mbi portalet 

Harlem Desir tha se ligji nuk duhet të interpretohet si një e drejtë censure ose kufizimi të lirisë së shprehjes.

Mundësia e bllokimit të aksesit në kontentin online tani do të kufizohet në tre fusha, tha Desir: pornografia e fëmijëve, promovimi i akteve terroriste dhe shkeljet e sigurisë kombëtare.

Ai gjithashtu ka rekomanduar disa modifikime shtesë tek projektligji: "Sqarimin e masave mbrojtëse të lirisë së shprehjes dhe shmangien e çdo rreziku të kufizimeve ose sanksioneve të padrejta për ofruesit e mediave elektronike."

Mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet.

The New York Times, AP/ ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Të jetosh mes tërmeteve

Nga ARTAN KACANI, SAIMIR KRISTO/ Tërmetet janë një fenomen natyror të cilin në filozofinë e shkencave ben pjesë në disiplinat komplekse. Ku faktorë të ndryshëm ...

13:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI