Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Lista e 24 kompanive të ndërtimit që po japin mjetet dhe infrastrukturën për situatën post tërmet

Lapsi.al 10 December 2019
Lista e 24 kompanive të ndërtimit që po japin mjetet dhe

Janë 24 firma ndërtimi, që i janë bashkuar aksionit për prishjen e banesave të shpallura në rrezikshme në zonën e Durrësit. Këto kompani, që po ofrojnë mjetet dhe infrastrukturën e tyre, zhvilluan para pak ditësh në Durrës një takim me ministrin e bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili është njëkohësish dhe drejtuesi qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore në qarkun e Durrësit.

Në listë kanë kompni të mëdha si Gener 2, Alb Star, Gjoka Konstruksion, Gener 2, Geci, Alb Building, Salillari, Euroteorema etj (shih listën e plotë në fund).

Ndërkohë nuk ka ende të dhëna lidhur me vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në zonën e Durrësit, që është dhe më e prekura, apo për mënyrën e kompensimit të firmave që kanë vënë në dispozicion mjetet dhe infrastruturën e tyre.

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta në banesat dhe pallatet në Durrës, një pjesë e të cilave janë shembur tashmë, shumë  janë shënuar si të pabanueshme (kryesisht ndërtime të larta të pas viteve ’90) dhe të tjera duhet të riparohen që të bëhen të banueshme.

Të dhënat zyrtare nga Shtabi i Emergjencave në Durrës flasin për 27 objekte të prishura, nga tërmeti ose me shpërthim të kontrolluar në Durrës, 10 në Thumanë, dy në Bubq në Fushë Krujë.

Në Bashkinë Durrës janë identifikuar 9 pallate të dëmtuara rëndë, që janë shpallur të pabanueshme, ndërsa 99 pallate vlerësohen të dëmtuara lehtë, por të banueshme. 17 banesa janë shpallur gjithashtu të pabanueshme dhe 161 janë të dëmtuara lehtë, por të banueshme.

4200 banorëve që janë të akomoduar në hotele, po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme. Në këtë mënyrë, banorët nuk vijnë në insitucione për të mësuar mbi rezultatin e akt-konstatimit, por shkojnë vetë ekspertët në hotelet ku janë akomoduar. /monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin e Prezës, në Tiranë. Policia bën me dije se makina ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili nde nuk ...

17:51

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI