Flash

Kim kërcënon motrën e saj publikisht

Lapsi.al 10 December 2019
Kim kërcënon motrën e saj publikisht

Kim Kardashian ka kërcënuar Kourtney se do e përjashtojë nga ‘Keeping Up With The Kardashians’, pasi ajo refuzon të flasë për jetën e saj përpara kamerave.

Së bashku me motrat e saj dhe nënën Kris, Kim është një nga producentet ekzekutive të këtij ‘reality show’ dhe prandaj e ka paralajmëruar Kourtney-n se duhet të hapet më shumë që mos të largohet nga spektakli. Kim gjithashtu ka zbuluar se ajo lexon rregullisht komentet e fansave se si mund ta bëjnë akoma më mirë ‘Keeping Up With The Kardashians’.

“Puna jonë është që të tregohemi të hapura e të sinqerta dhe të zbulojmë sa më shumë nga vetja. Duket se vitet e fundit Kourtney nuk ka folur në kamera për jetën e saj private”, ka thënë Kim.

Më herët Kourtney ka treguar se të motrat janë shumë kurioze për çdo gjë që ka lidhje me jetën e saj private, ndaj asaj nuk i pëlqen të flasë shumë për historitë e dashurisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI