Flash

Cardi B tregon pse e fali tradhëtinë e partnerit

Lapsi.al 10 December 2019
Cardi B tregon pse e fali tradhëtinë e partnerit

Reperja vendosi të flasë hapur rreth dramave të tradhtisë që ajo dhe i shoqi përjetuar pak kohë më parë. Në intervistën e saj të fundit për Vogue, Cardi rrëfeu versionin e saj, sepse njerëzit prisnin përgjigje.

Fillimisht, reperja pranoi se Offset e kishte tradhtuar dhe fakti që diçka e tillë u zbulua nga mediat ia bëri edhe më të vështirë emocionalisht Cardi-it procesin e faljes. Sepse, nëse nuk kujtohet, ajo vendosi ta falë. "Kur unë dhe im shoq patëm ato problemet tona, e ke parasysh, historia e tradhtisë dhe gjithë këto...Unë vendosa të qëndroj me të dhe shumë njerëz u mërzitën me mua, shumë gra u ndjenë të zhgënjyera prej meje. Po kjo është jeta e vërtet. Nëse ti e do dikë dhe nuk je me të,atëherë bie në depresion. Rrjetet sociale të thonë të mos flasësh me të, por ti deri në momentin që bisedon përballë nuk je e lumtur nga brenda.

Pastaj, nëse ti kthehesh, të thonë "si guxove" apo "na zhgënjeve të gjithëve". Njerëzit që janë të martuar prej vitesh e dinë mirë që në fillim thonë me plot gojën "derisa vdekja të na ndajë". Epo kur e thonë këtë nuk e kanë fjalën për debate të vogla si "pse e le derën e frigoriferit hapur". Ajo frazë përfshin çdo gjë."

 Më tej, Cardi vijoi të thoshte se çdo lidhje ka vështirësitë e veta, por kur media sociale përfshihet, e gjitha bëhet më keq."Të gjithë në rrjete sociale bëjnë sikur kanë lidhjen perfekte. Mua kjo më duket çmenduri. Unë jam e rrethuar me shumë gra në jetën time dhe flasim për shumë gjëra. Njëra më thotë se e do shumë burrin e saj, po ai ka probleme të mëdha financiare, dikush tjetër thotë se nuk shkon mirë me mamanë e tij e të tjera më tregojnë se seksi nuk është më njësoj. Të gjithë kanë problemet e tyre."- përfundoi reperja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI