Flash

Beyonce flet për abortet,'Qëllimi im i jetës ndryshoi'

Lapsi.al 10 December 2019
Beyonce flet për abortet,'Qëllimi im i jetës ndryshoi'

Gjatë intervistës së saj për Elle, Beyonce foli për shumë aspekte për jetës së saj dhe ndër të tjera, rrëfeu për dhimbjen që i shkaktuan abortet.

Beyonce tha se kërkimi për qëllimin e jetës u bë "shumë më i thellë" pas lindjes së vajzës së madhe, Blue Ivy. Gjatë gjithë kësaj periudhe diva e pop-it tha se mësoi sa e rëndësishme është të shohësh bukurinë e brendshme. E pyetur nëse u ndje e zhgënjyer kur s'mori disa çmime për "Lemonade" dhe "Homecoming", Beyonce tha se kërkon nga jeta gjëra më të thella se këto pasi jeta i ka mësuar shumëçka s'dinte që i duhej.

"Suksesi për mua tani ka pamje tjetër. Mësova se në fakt dhimbja dhe humbjet janë një dhuratë. Abortet më mësuan që duhet të isha "nëna" e vetes sime, pasi të isha nëna e dikujt tjetër.Pastaj, erdhi Blue dhe qëllimi im i jetës ndryshoi. Unë vdiqa dhe rilinda përsëri në marrëdhënien time dhe kërkesat ndaj vetes u bënë edhe më të forta. Wshtë e vështirë për mua të kthehem pas. Të jem "numri një", s'ishte më prioriteti im."- u shpreh 38-vjeçarja.

 Ylli i pop-it shtoi se mëmësia e ka mësuar të jetë më e pjekur dhe t'i japë gjërave rëndësinë që kanë vërtetë. Kjo do të thotë që i kushton më pak kohë mënyrës se si duket dhe se e kupton mirë që "është më shumë se mjaftueshëm pavarësisht fazës që po jeton".

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI