Flash

Vijon shembja e godinës nr.15 në QS, Bashkia i vendos shiritin e kuq dhe dy ndërtesave të tjera

Lapsi.al 9 December 2019
Vijon shembja e godinës nr.15 në QS, Bashkia i vendos shiritin e kuq

Vijon aksioni për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti, e cila u shpall e pabanueshme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Fadromat vazhdojnë punën për shembjen e kësaj godine, ndërsa INUV ka arritur që të prishë vetëm 1/3 e objektit, që ështe bashkim i dy godinave 5 dhe 6 kateshe.

Më plan për t’u shembur janë edhe godinat katër katëshe 18 dhe 19, të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme nga bashkia për shkak të dëmeve nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Në të trija këto godina banonin qytetarë, që ishin të pastrehë. Po ashtu, Skendaj tha se bashkia i ka vendosur shiritin e kuq edhe dy godinave të tjera, ku ishin të strehuar studentë. Bëhet fjalë për godinat 22 dhe 23, shumë pranë godinës nr.15. Ajo çka ngelet edhe e paqartë është fakti nëse dhe këto dy godina do të shemben, apo do të rikonstruktohen.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI