Flash

U dëmtua nga tërmeti/ Prindërit e nxënësve te ‘Emin Duraku’ peticion Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 9 December 2019
U dëmtua nga tërmeti/ Prindërit e nxënësve te

Dita ka nisur me protestë në shkollën ‘Emin Duraku’ godina e së cilës pësoi dëme pas tërmetit të 26 nëntorit. Prindërit kanë kundërshtuar vendimin për të vijuar mësimin në godinën e shkollës. Aktualisht në shkollën ‘Emin Duraku’ është mbyllur vetëm godina ku zhvillonin mësim klasat e fillore, dhe mësimi do të kryhet te godina e 9 vjecares. Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do të cojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.

Prindërit thonë se kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës ‘Emin Duraku’ e cila  iu ka thënë se nuk e ka dokumentin e ekspertimit të godinës, e cila sipas saj ndodhet në Ministrinë e Arsimit.

Ndërkohë prindërit thonë se nuk i është treguar një akt ekspertizë e dytë, që të vërtetojë se rreziku në godinën e shkollës të ketë kaluar, në adresë të tyre ka mbërritur vetëm një mesazh nga drejtoria e shkollës në të cilin thuhet:

Të dashur prindër,

Shqetësimi juaj këto kohë ka qenë edhe shqetësimi ynë, pasi vetëm së bashku ne mund të kapërcejmë çdo vështirësi, duke krijuar për fëmijën tuaj kushte dhe mjedise të sigurta për vazhdimin e procesit mësimor.

Nesër fëmija juaj do të nisë mësimin në shkollën ‘Emin Duraku ‘.

Atje do të gjejë një staf të përkushtuar, me mësues, psikologë, oficerë sigurie, të cilët do të kujdesen që fëmija juaj të harrojë pamjet tronditëse të fatkeqësisë që sapo kaluam, duke iu rikthyer ritmit të zakonshëm të të nxënit.

Atje do të gjejë gjithashtu miqtë dhe shokët e vet, do të gjejë ngrohtësinë e mësuesve, me të cilët do të vazhdojë të ngjitë…

Ndërkohë në procesverbalin e Institutit të Ndërtimit të kryer më 3 dhjetor thuhet se shkolla ka dëmtime në struktura, ndaj dhe duhet pezulluar aktiviteti, deri kur të bëhen përforcimet e nevojshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme. Java parashikohet të nisë me mot me diell, por në mbrëmje reshjet fillo...

14:15

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI