Flash

“Rama erdhi tek shkolla dhe ne s’na pa”, Basha me banorët e vendosur në kampin e Manzës: Në këto çadra as qeni nuk rri

Lapsi.al 9 December 2019
“Rama erdhi tek shkolla dhe ne s’na pa”, Basha me banorët

Pasi vizitoi më 3 dhjetor kampin e Manzës, ku janë vendosur banorët e prekur nga tërmeti, kryetari I PD-së Lulzim Basha është rikthyer sërish në këtë vend sot. Teksa ka dëgjuar shqetësimet dhe ankesat e banorëve, Basha bëri thirrje që qeveria të ndërhyjë për t’u gjetur një zgjidhje për këta qytetarë, të cilët më parë jetonin me qira.

Banorët tregojnë të revoltuar se disa i kanë larguar nga çadra, ndërsa për ta nuk kanë asnjë kujdes, ndërsa u duhet të jetojnë mes ujit dhe baltës nëpër çadra.

“Ne nuk na jepet asnjë zgjidhje. Na thanë se do t’ju evakuojmë, por asgjë”, – thotë një banor, duke i shpjeguar kreut të opozitës sesi bëhet seleksionimi i padrejtë. “Kemi ngelur ne që jemi me qira”, – thotë një tjetër qytetar, i cili prej 2 javësh po jeton në kushte johumane, bashkë me familjen. Një nënë tregon me lot në sy se i ka humbur shpresat pas kalimit të dy javëve dhe lënies në mëshirë të fatit. 

“Asnjë dallimi nuk duhet bërë. Termeti njësoj i ka goditur edhe pronarët edhe qiraxhinjtë. Ja ku janë shkollat, të futen aty, nuk mund të vazhdojnë rë rrinë në çadra”, -u shpreh zoti Basha, duke kërkuar zgjidhje urgjente. Banorët nuk e fshehin revoltën e tyre, kur treguan sesi Edi Rama nuk i kishte takuar dhe kishte shkuar vetëm tek shkolla e fshatit. “Erdhi si hajdut dhe u fut atje të shkolla. Asgjë nuk na pa. Ka ardhë për të na parë apo për të shkolla është në rregull. Nuk erdhi fare në kamp”.- tha njëri prej banorëve. Kreu i opozitës, teksa u pohoi se banorëve se në ato çadra nuk mund të rrinte as qeni, tentoi të komunikojë me Shtabin e Emergjencës, i vendosur në shkollën e Manzës. Siç shihet edhe nga pamjet në video, dera ishte e mbyllur.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme. Java parashikohet të nisë me mot me diell, por në mbrëmje reshjet fillo...

14:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI