Flash

Psikologia për tërmetin: Trauma mund të zgjasë deri 4 javë, si veprohet me fëmijët

Lapsi.al 9 December 2019
Psikologia për tërmetin: Trauma mund të zgjasë deri 4

Psikologia Artemis Shehu në një intervistë në rubrikën “Opinion” tha se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

“Çdo stimul që ka të bëjë me tërmetet, ka pasoja ende, për shkak se trauma vazhdon. Mund të hasim në pjesës të traumës edhe tani. Ka edhe kategori që kanë një traumë më të madhe dhe atyre iu duhen deri 4 javë që të kthehen në normalitet.”, tha Shehu tek News 24.

Psikologia tregoi edhe si të veprojmë me fëmijët dhe cila është kategoria e të miturve që preket më tepër nga ankthi.

“Mosha 10 deri 11 vjeç është ajo më e prekur, kur nis dhe koncepti i vdekjes. Në këtë moshë, duke qenë se femijët janë duke menduar ndoshta mbi vdekjen dhe sa e tmerrshme është kjo gjë. Ndërsa nën 10 vjeç e quajnë mungesë sigurie. Duhet të edukojmë fëmijët se këto janë situata që duken anormale, por që edhe ndodhin. Pjesa e sigurisë ka shumë rëndësi. Duhet një forcë e madhe psikologjike ndaj fenomenit. Ndihma mediatike për mua është shumë e rëndësishme. Mediat kanë ndihmuar në aspektin psikologjik”, u shpreh ajo.

Psikologia Artemis Shehu theksoi se edhe mësuesit kanë rolin e tyre në përballimin e situatës.

“Unë mendoj se mësuesit kanë një përgjegjësi të madhe. Do thosha që të parët që duhet të jenë të qetë janë priindërit. Puna mendoj se fillon nga vetja. Iu bëj thirrje prindërve që të transmetojnë qetësi tek fëmijët, sigurinë e tyre patjetër. Mësuesit kanë nevojë edhe për sigurinë e prindit. Madje, është me rëndësi të bëhet edhe krijimi i situatave simuluese si të bëjmë në këto raste.”, deklaroi psikologia Shehu.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI