Flash

“Marriage Story,” filmi që po "pushton" Netflix (VIDEO)

Lapsi.al 9 December 2019
“Marriage Story,” filmi që po "pushton" Netflix

Përflitej si një kryevepër prej muajsh, por popullata e gjerë mundi ta shohë në Netflix që prej 6 dhjetorit. Nëse nuk e keni parë, merrni të dashurin/ën, burrin/gruan a partnerin dhe kushtojini vëmendje. Le të shërbejë “Marriage Story” si një fabul nga e cila duhet nxjerrë mësim.

Gjithçka nis me Charlie (Adam Driver) që rrëfen gjithë gjërat që pëlqen te Nicole (Scarlett Johansson. Ajo është “trime,” “di të kërcejë shumë mirë “ dhe “di kur ta nxisë dhe kur ta lërë rehat.” Pas tij, Nicole tregon ç’i pëlqen te Charlie. Ai “di të vishet bukur dhe s’është kurrë në siklet, që është e rrallë te burrat.” Ai “qan kur sheh filma në kinema” dhe “i pëlqen të jetë baba.” Një sekondë më vonë zbulojmë se listat janë shkruar – por s’lexohen kurrë – si detyrë e dhënë nga ai që do të ndërmjetësojë divorcin e tyre. Ku gaboi një çift që sheh më të mirën te njëri-tjetri, që ka një fëmijë, karriera të arrira, një jetë të mirë? Si mund të divorcohesh, kur gjërat janë kaq normale?

Së pari, “Marriage Story” e bën mëse të qartë se ne e dimë çfarë nuk shkon dhe çfarë do të kthehet në një problem në të ardhmen në fillim të një lidhjeje. Por kjo s’na ndalon kurrë të biem në dashuri, në të kundërt ç’kuptim do të kishte jeta. Nicole nuk e dinte ç’donte të bënte, prandaj ndoqi rrugën e Charlie-t dhe në fund, e akuzoi se nuk e lejoi të kishte një zë në atë martesë. Charlie nga ana tjetër, nuk donte të martohej aq herët, por e bëri me vetëdije të plotë. Në fund, akuzoi Nicole se e shtyu ajo. Siç e thamë dhe në shtator, kur je i privilegjuar, duhet të lodhesh dyfish për t’i hapur punë vetes. Edhe pse marrëdhënia në përgjithësi duket mirë, janë gjërat e vogla ato që e kalbin.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi amerikan

Juice Wrld, reperi i talentuar në fillimet e karrierës, humbi jetën sot në aerportin e Mideay në Chicago pas një krize. Fluturimi i tij sapo kishte zbritur kur ...

22:01

Pas 2 javësh, French Montana del nga spitali

French Montana është rikthyer në shtëpi pas dy javësh qëndrimi në spital. Reperi u la i lirë nga spitali West Hills në Luginën San Fernando në fillim të kësaj ...

12:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI