Flash

Filmi për historitë e dashurisë gjatë diktaturës, regjisori rus merr "Çelësin e Qytetit" të Gjirokastrës

Lapsi.al 9 December 2019
Filmi për historitë e dashurisë gjatë diktaturës,

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, i dhënë “Çelësin e Qytetit” regjisorit rus Juri Arabov, i cili ka përfunduar në qytetin e gurtë xhirimin e një filmi që tregon një nga ato dhjetëra histori të viteve ’50-’60, mes një djali shqiptar të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një vajze ruse, të cilët do të duheshin të ndaheshin për shkak të raporteve të prishura diplomatike mes dy vendeve.

Ceremonia u organizua në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, i cili është skenaristi i këtij filmi.

“Unë besoj se Gjirokastra si shesh-xhirimi për filma vendas e të huaj është një promovim i jashtëzakonshëm për qytetin dhe ndërkombëtarizimin e tij të mëtejshëm si pasuri e trashëgimisë botërore", thotë Golemi teksa publikon fotot në Facebook.

Javë më parë në Gjirokastër ishte për xhirimin e filmit "Unë dhe Milloshevici" edhe aktori i madh francez Gerard Depardieu.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI