Armand Shkullaku: Erjon Velija, si qeni i Kasharit
Pasi kryeministri i tërhoqi njëherë vërejtjen duke ngjitur shkallët dialogu i tyre vazhdoi edhe pasi u ngjitën në apartament: Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla. Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti. Erion Veliaj: Ok. Kjo gjë duket hashiqare edhe në videon që u bë virale dhe që nuk mbeti i madh e i vogël pa e parë. [video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/y2mate.com-do_ohesh_n_orn_4_e_gjysm_do_lyesh_shkallt_ti_personalisht_rama_degjeneron_veliajn_W-zbERgXo5M_360p.mp4"][/video] Mos i humbni memet/ Tërmeti që i nxorri bojën llustraxhiut Veliaj Por pas kësaj marrjeje erëzi në publik, Veliaj po mundohet ta zhbëjë të pa zhbëshmen. Ai po përpiqet të tregojë se Rama nuk u iu drejtua atij por një administratori të shkallës duke i thënë atij se duhej të lyente murret në 4 30 të mëngjesit. Një tentativë të parë gjysëm të kamufluar për këtë e bëri gjatë një inspektimi të përbashkët me kryeministrin. https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/486642742057286/ Por duke mos u mjaftuar me këtë ai është shfaqur me kërkesën e vet edhe te emisioni i Luana Vjollcës për të përgënjeshtruar atë që të gjithë panë me sytë e tyre se shefi i kishte thënë që t’i lyente shkallët që të nesërmen në orën 4 e 30 të mëngjesit. “I pyetur: në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite. “Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- tha ai duke iu skuqur fytyra më pak se disa ditë më parë.
Dhe pafytyrësia nuk përfundon këtu. Meqë Lali e hodhi hapin zyra e tij e shtypit filloi të përhapë në media lajmin që konfirmonte versionin e tij duke shkuar edhe më tej duke thënë se sherri mes dy udhëqhqësve ishte shpikur nga dëshira e opozitës për ti parë ata duke u zënë.
Por sado të dridhet e të spërdridhet Lali Eri të gjithë e panë videon e parë (lart) kur Rama i drejtohet fillimisht atij: "pse nuk i lyeni shkqllët o Erion". Dhe vetëm kur hyjnë brenda dhe Lali guxon të mari fjalën kryeministi i drejton gishtin harbutshe: "Ty ty të them ti do ngrihesh vetë në 4 30 të mëngjesit dhe do e lyesh shkallën. Dakord?"
Aty shihet qartë që rreth e rrotull nuk ka asnjë administrator pallati.
Por e gjitha kjo histori sa banale aq edhe meskine nuk vlen për të treguar se sa langaraq është në mashtrimet e tij Lali Eri. Por për të kuptuar se kur arrijnë të gënjejnë edhe për episode kaq të vogla se sa u duhet besuar realisht këtyre lloj politikanëve.
©Lapsi.al