Flash

Fansat e Lady Gaga-s duan t'i shkatërrojnë karrierën e Billie Eilish

Lapsi.al 8 December 2019
Fansat e Lady Gaga-s duan t'i shkatërrojnë karrierën e

Fansat e Lady Gaga-s, përmes postimeve të shumta në Twitter, kërkojnë që të shkatërrohet karriera e Billie Eilish për një arsye qesharake dhe të pabesueshme. Një llogari e fansave të Lady Gaga-s publikoi një inervistë të Billie-t teksa së bashku me vëllain e saj Finneas O’Connell bisedojnë në lidhje me veshjet dhe modën në tërësi të Grammy Awards. Përsa i përket fustanit të famshëm prej mishi të Lady Gaga-s, Billie reagoi vetëm me një “Yikes”, që nënkupton se fustani i ngjall neveri.

Bëhet fjalë për këtë fustanin, të cilin Gaga e veshi gjatë MTV Video Music Awards në 2010-n.

Fansat e Lady Gaga-s përdorën hashtagun #BillieEilishIsOverParty – që nënkupton se karriera e saj është e shkatërruar tashmë – i cili brenda pak orësh ishte një ndër hashtag-ët më të përhapur në Twitter.

E gjithë “fushata” është qesharake për tri arsye: 1) Billie është vegane, çka rrjedhimisht është e logjikshme që nuk mund ta pëlqejë kurrsesi të ashtuquajturin fustan të Lady Gaga-s. 2) Billie ka të drejtën të mos e pëlqejë. 3) Pse duhet të shqetësohen fansat e Lady Gaga-s, për aq kohë sa këngëtarja ka treguar që nuk është se i merr shumë parasysh mendimet e njerëzve?

Pak kohë më parë, pati edhe një hashtag tjetër që kërkonte anullimin e Billie-t si artiste, sepse nuk njihte grupin amerikan të rrokut, Van Halen. Van Halen u krijua më 1972-shin. Billie është thjesht 17 vjeç.

Të këshilluara

10 filma që duhen parë gjatë festave (Video)

Pushimet e dimrit janë në prag. Asgjë s'të bën më të lumtur se ndjesia që të jep shtëpia e ngrohtë gjatë periudhës së festave. Një gotë verë, ushqime të lezetsh...

10:38

Eneda Tarifa fiton 'Kënga Magjike' (video)

Eneda Tarifa është fituesja e festivalit “Kënga Magjike 2019”. Pas votimit të artistëve, jurisë dhe publikut triumfoi kënga “Ma zgjat dorën”. Në vend të dytë...

23:53

Ndërron jetë aktori i Friends, Ron Libeman

Aktori i njohur amerikan, Ron Libeman ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur një agjent i tij, i cila ka treguar për mediat se shka...

20:27

Bebe Rexha: Do të rikthehem në Shqipëri

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha vizitoi këtë të hënë Shqipërinë në kuadër të dhurimit të donacioneve për familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkaq,...

14:23

Tayna publikon hitin më të ri

Pa lajmëruar askënd më herët, reperja Tayna i ka surpizuar të gjithë fansat e saj me këngën e re të titulluar “Sorry”. Vetëm pak orë pas publikimit, kënga ka...

10:41

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI