Flash

Eliza Dushku dyfishon fitimet për fondacionin e tërmetit

Lapsi.al 8 December 2019
Eliza Dushku dyfishon fitimet për fondacionin e tërmetit

Banorët e Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe studentët përreth kontribuuan për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit me një shfaqje të filmit dokumentar të Eliza Dushkut, “Dear Albania” në Universitetin e Harvardit këtë të premte.

Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një donacion online të hapur në GoFundMe. Ndërkohë, gjatë shfaqjes së mbrëmshme, aktorja shqiptare me famë botërore dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë.Shoqata Studentore Shqiptare ne Harvard publikoi në rrjetin social Facebook disa fotografi nag shfaqja, ku e pranishme ishte edhe vetë Eliza me vëllanë e saj, Nate Dushku. “Çfarë nate e madhe bamirësie! Një javë pas tërmeteve katastrofike në Shqipëri, organizata jonë mblodhi sonte 8030 dollarë në shfaqjen e dokumentarit “Dear Albania”, mirëpritur nga Nate dhe Eliza Dushku. Në periudha të vështira, kjo ngjarje na kujtoi unitetin dhe solidaritetin e shqiptarëve. Faleminderit për të gjithë ju që erdhën dhe dhuruat. Ne gjithashtu duam të falënderojmë Eliza dhe Peter Palandjian që dyfishuan të gjitha dhurimet. Përfshirë GoFundMe tonë, i cili ka mbledhur 1144 dollarë, kjo sjell fondet totale të Harvardit ASA për tërmetin në 9174 dollarë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ata shkruan më tej se ende nuk është vendosur saktë se ku do të shkojnë paratë, megjithatë shqiptarët do të mbeten për çdo gjë të informuar në vazhdim.

Të këshilluara

Pas 2 javësh, French Montana del nga spitali

French Montana është rikthyer në shtëpi pas dy javësh qëndrimi në spital. Reperi u la i lirë nga spitali West Hills në Luginën San Fernando në fillim të kësaj ...

12:27

10 filma që duhen parë gjatë festave (Video)

Pushimet e dimrit janë në prag. Asgjë s'të bën më të lumtur se ndjesia që të jep shtëpia e ngrohtë gjatë periudhës së festave. Një gotë verë, ushqime të lezetsh...

10:38

Eneda Tarifa fiton 'Kënga Magjike' (video)

Eneda Tarifa është fituesja e festivalit “Kënga Magjike 2019”. Pas votimit të artistëve, jurisë dhe publikut triumfoi kënga “Ma zgjat dorën”. Në vend të dytë...

23:53

Ndërron jetë aktori i Friends, Ron Libeman

Aktori i njohur amerikan, Ron Libeman ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur një agjent i tij, i cila ka treguar për mediat se shka...

20:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI