Flash

'Gjaku i Recakut nuk bëhet ujë', Meta i përgjigjet ashpër Vucicit: Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç, nuk mund të guxojnë më të përbuzin viktimat

Lapsi.al 7 December 2019
'Gjaku i Recakut nuk bëhet ujë', Meta i përgjigjet

Presidenti shqiptar Ilir Meta replikon në distancë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi dje masakrën e Reçakut. Është zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi që përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se gjaku nuk bëhet ujë, dhe se “ish-zëdhënësat e Millosheviç,”, referuar kështu presidentit serb, “nuk mund të fyejnë viktimat”.

Postimi i plotë:

“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË! Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut! LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë reagoi pas dënimit me 2 vite burg nga Gjykata e Prishtinës për ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili gjithashtu e quajti trillim dy vite më parë, masakrën e Reçakut. Vuçiç tha se masakra e Reçakut është ‘trillim’ i falsifikuar ambasadori amerikan, William Wolker, dhe shtoi se dënimi i Todosijeviq është i frikshëm.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Ëalker, një mashtures”, tha Vuçiq para gazetarëve, raporton b92.

Masakra e Reçakut

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti, ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

Të këshilluara

Tiranë, shpërthim me tritol në një lokal

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar para pak mesnate në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”. Burime zyrtare bën...

08:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI