Flash

Bebe Rexha: Do të rikthehem në Shqipëri

Lapsi.al 7 December 2019
Bebe Rexha: Do të rikthehem në Shqipëri

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha vizitoi këtë të hënë Shqipërinë në kuadër të dhurimit të donacioneve për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndërkaq, Bebe dha intervistën e saj të parë në Shqipëri në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos, me gazetarin Andi Vrapi.

Rrugës për në aeroport, Bebe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që gazetari kishte për të.

Gjatë bisedës ajo ka premtuar  që do të rikthehet në Shqipëri për të parë se si po ecën ndërtimi i shtëpive për të prekurit e tërmetit.

“Do të rikthehem sërish. Ky është qëllimi im! Unë dua të kthehem pasi ato janë rindërtuar, por ato mund të marrin rreth 4-5 muaj për t’u rindërtuar! Unë do të kthehem në pranverë për t’i vizituar sërish”, – u shpreh Bebe Rexha.

Nga ana tjetër, ajo ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e dashamirësit e saj:

“Po punoj për albumin tim më të ri. Pas turneut promovues të albumit do të vij në Shqipëri sërish për të bërë një koncert. Për të qenë më shumë e sinqertë, do të jetë diçka mes fundit të verës dhe vjeshtës së ardhshme!”, – tregoi këngëtarja shqiptare.

Të këshilluara

Tayna publikon hitin më të ri

Pa lajmëruar askënd më herët, reperja Tayna i ka surpizuar të gjithë fansat e saj me këngën e re të titulluar “Sorry”. Vetëm pak orë pas publikimit, kënga ka...

10:41

Devis Xherahu flet për planet e martesës

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ishte këngëtari  Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdani. Çifti tregoi më s...

19:26

Harry Styles publikon foton nudo (Foto)

Harry Styles sapo publikoi një foto ku shfaqet krejt lakuriq i shtrirë në dysheme. Ndërkohë që numërimi mbrapsht ka nisur për albumin e ri, Harry na prezantoi p...

15:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI