Flash

TAP dhuron njësi të lëvizshme banimi për të prekurit nga tërmeti

Lapsi.al 6 December 2019
TAP dhuron njësi të lëvizshme banimi për të prekurit

Ka përfunduar dje (më 5 dhjetor), instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka dhuruar për familjet e prekura nga tërmeti i fund nëntorit.

Njësitë e banimit i janë dorëzuar Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës, pas konsultimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Emergjencat Civile.

Njësitë e lëvizshme të banimit kanë një sipërfaqe prej më shumë se 30 metrash katrorë dhe janë të pajisur edhe me tualete të brendshme. TAP ka dhuruar njësi banimi që janë të mobiluara dhe me kondicionerë të instaluar. Në këtë mënyrë njësia administrative mund të bëhet menjëherë e banueshme për familjet më në nevojë. Njësitë e lëvizshme të banimit të janë të projektuara për të përballuar kushtet e motit në dimër dhe për të ofruar kushte strehimi të përngjashme me atë të një banese.

Në këto momente të vështira dhe sfiduese për të gjithë shqiptarët, TAP është i përkushtuar maksimalisht të ndihmojë autoritetet shqiptare dhe të sigurojë kushte më të mira banimi për disa nga familjet që kanë humbur shtëpitë. (artikull promocional) 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI