Flash

Si reagoi Jordyn Woods kur dëgjoi se Khloe i fali tradhëtinë

Lapsi.al 6 December 2019
Si reagoi Jordyn Woods kur dëgjoi se Khloe i fali tradhëtinë

Pas tradhëtisë që u kthye në kryefjalën e mediave, Khloe Kardashian tregoi në një status në Instagram se është gati të falë ish-partnerin dhe ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Në shkrimin e saj, Khloe la të kuptohet se nuk do të jetë më e hidhëruar as me Tristan-in, as me personat e tjerë që e kanë bërë të vuajë.

“Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative ose urrejtëse ndaj ndokujt! Jeta është e shkurtër! Ne jemi të gjithë njerëz që përpiqemi ta kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë”, shkruante ajo.

“Kush jam unë për të dënuar ndokënd tjetër? Po, më lejohet të ndjehem e lënduar dhe me dhembje. Do të ishte e panatyrshme për mua të pretendoja sikur nuk jam. Personalisht, nuk dua të kem një zemër të urryer. Unë dëshiroj paqen në jetën time. Nëse do të ndjeja urrejtje do të më dëmtonte deri në fund”.- u shpreh Khloe, duke lënë të kuptohet se ka falje të mjaftueshme për të gjithë.

Mirëpo, nuk e prisnim reagimin e Jordyn Woods pas deklaratës së Khloe-s.

Ajo ka ndarë në InstaStory një foto të një shprehjeje ku shkruhej:

“Dikush diku po flet akoma për personin që ke qenë, sepse nuk kanë akses në personin që je bërë.”, duke lënë të kuptohet se fjalët e Khloe-s nuk ishin më për të, pasi tashmë Jordy-n është një tjetër person.

Të këshilluara

Harry Styles publikon foton nudo (Foto)

Harry Styles sapo publikoi një foto ku shfaqet krejt lakuriq i shtrirë në dysheme. Ndërkohë që numërimi mbrapsht ka nisur për albumin e ri, Harry na prezantoi p...

15:31

Hailey dëshiron paqe me Selenën

Hailey Bieber e bëri mëse të qartë që s’i pëlqen aspak fakti që njerëzit shpikën “një sherr” mes saj dhe Selena Gomez. Fansat i vunë dy vajzat ku...

13:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI