Flash

Rama: Më 19 dhjetor të miratojmë ligjin e posaçëm për rindërtimin. Klauzolë për shpifjen në gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 6 December 2019
Rama: Më 19 dhjetor të miratojmë ligjin e posaçëm

Edi Rama ka kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë dhe komisioni i Ligjeve brenda datës 19 dhjetor ligjin e posaçëm për rindërtimin pas tërmetit të fortë që goditi vendin më 26 nëntor.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Rama tha se do të udhëtojë sot drejt Bratislavës për marrjen e Presidencës së OSBE-së dhe nesër do të jetë në Turqi për konferencën e organizuar nga Presidenti i Turqisë Erdogan me donatorët për Shqipërinë. Fillimisht ai kërkuar informacion për nevojat për çadra për qytetarët që janë ende të strehuara në to. Ministri Blendi Çuçi informoi se janë 7400 persona në çadra, nga këto rreth 30% kanë nevojë për zëvendësim.
“Shqipëria merr presidencën e OSBE-së dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Pastaj nesër do shkoj në Stamboll në takimin e madh që ka organizuar presidenti me donatorë e biznesmenë, ndërkohë që po përgatitemi dhe për konferencën e donatorëve të rajonit verilindor. Unë i kam thënë besoj do kthehem me çadra me vete. Por të kemi parasysh organizimin e gjithë kësaj logjistike. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë tonë në vijim”, tha kreu i qeverisë.
Më tej ai u ndal tek ligji i posaçëm i rindërtimit të lagjeve për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti. “Së pari Ferhati në emër të komisionit të ligjeve, Etilda dhe Edlira nga kryeministria duhet të çojnë përpara procesin dhe të kenë draftin e ligjit të posaçëm për rindërtimin. E di që është koha e shkurtër. Por objektivit është që në datën 19 në seancën e fundit ne të çojmë ligjin e posaçëm për rindërtim me gjithë parametrat. Është shumë e rëndësishme që të kemi një ligj të posaçëm për rindërtimin. Mendoj që rindërtimin duhet ta koordinojë si agjenci Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, u shpreh Rama.
Një prej objektivave të artikuluara nga shefi i ekzekutivit ishte dhe një klauzolë e veçantë për ligjin e shpifjes në gjendjen e jashtëzakonshme, duke kërkuar ashpërsim të dënimit. “Mendoj që në këtë seancë duhet të përcaktojmë një klauzolë të veçantë në ligjin e antishpifjes që besoj do të hyjë në seancë në datën 19 më në fund për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë e superdënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam, janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shëprndarë se po bie spitali i Durrësit, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali. Spitali nuk kishte asgjë. Janë gjëra që duhet të dënohen fort”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI