Flash

Pas faljes publikisht, Jessica nuk ndihet e tradhëtuar

Lapsi.al 6 December 2019
Pas faljes publikisht, Jessica nuk ndihet e tradhëtuar

Jessica Biel, sipas burimeve, nuk ndihet aspak e tradhtuar.

Javën e kaluar, The Sun publikoi foto dhe video të Justin Timberlake teksa shoqërohej me kolegen, Alisha Wainwright. Ajo i vuri dorën mbi gju në një moment dhe në një tjetër, dyshja shfaqet dorë për dore. Shkurtimisht pas publikimit, Alisha mohoi gjithçka. Ndërsa dje, Justin u prenoncuaetë. "Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua,” shkroi Timberlake. Më pas thotë se nuk gjykoi mirë, por thekson se “asgjë nuk ndodhi midis tyre”.

“Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që kam dashur gjithnjë të jem.”

Pas prononcimit të Justin, People publikoi një artikull, ku një burim pranë çiftit tregon si ndihet bashkëshortja e tij, Jessica Biel, në këto çaste. Burimi tha se Justin “kishte pirë vërtet shumë” dhe se “Jessica beson se ai s’e ka tradhtuar.” Burimi përfundoi me “ajo do t’i qëndrojë në krah.” Natyrisht, një ndjesë publike ka vlerën e saj, por puna e vërtetë, komunikimi dhe përparimi bëhet në shtëpi, larg syrit publik.

Të këshilluara

Hailey dëshiron paqe me Selenën

Hailey Bieber e bëri mëse të qartë që s’i pëlqen aspak fakti që njerëzit shpikën “një sherr” mes saj dhe Selena Gomez. Fansat i vunë dy vajzat ku...

13:55

Kim tregon biznesin e ri

Kim Kardashian ka hyrë në një biznes të ri. Përveç një prej emrave më të komentuar lidhur me jetën private, linjat trupore, Kim është shu...

11:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI