Flash

"Nuk anulloj koncesionet prej tërmetit"/ Dëshmia e mjekut që nxjerr bllof Ramën

Lapsi.al 6 December 2019
"Nuk anulloj koncesionet prej tërmetit"/ Dëshmia e mjekut
Duke hedhur poshtë idenë se pasojat e tërmetit mund të përballoheshin duke anulluar apo pezulluar koncesionet abuzive, Kryeministri Rama përmendi dje, duke folur në parlament, edhe koncesionin e sterlilizimit. Ai tha se nuk do ti detyrojmë nënat shqiptare të shkojnë në maternitet me veglat e operacioneve me vete. Pikërisht për këtë manipulim të tij i është përgjigjur menjëherë mjeku urolog Artan Koni. Ai ka replikuar me kryeministrin, përmes një video në facebook, lidhur me koncensionin. Ndërsa e konsideron këtë një koncesion abuziv, Koni thotë se me anulimin e tij, i cili nuk ka ndryshuar asgjë në spitale, mund të ndërtohet së paku 500 shtëpi për banorët e prekur nga tërmeti. Lexo me tej:

Skandali/ Mjeku që denoncon “grabitjen kolosale” me koncesionin e sterlilizimit

[embed]https://www.facebook.com/thurje/videos/528845631001006/[/embed] "Përpara se të jepej ky koncension njerëzit nuk i merrnin gërshërët me vete në spital, as nuk vinin me bistori në dorë, e t’ja dorëzonin më pas kirurgut që ai të bënte operacionin. JO. Njerëzit vinin në spital, ashtu sic vijnë edhe sot, dhe kirurgët operonin ashtu sic operojnë edhe sot, me të njëjtat mjete kirurgjikale që i dispononte spitali dhe sterilizohet ne autoklava që i disponon po sot spitali. Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin Pra, procesi në përgjithësi nuk ka ndryshuar pas koncensionit dhe as nuk do të ndryshojë nëse ky koncesion do të anulohet. E vetmja gjë që ka ndryshuar janë kostot ekonomike. Psh, dje kosto e setit kirurgjikal na kushtonte vetëm 2.4 euro dhe operacionet bëheshin përbukuri, sot pas koncesionit ne paguajmë mesatarisht 190 euro për set kirurgjikal. Pra pagujamë 80 herë më shumë për të marrë pak a shumë të njëjtin shërbim" ka thënë Koni në videon e shpërndarë nga Nisma Thurje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI