Flash

Marrëveshja detare me Turqinë, Greqia dëbon ambasadorin e Libisë

Lapsi.al 6 December 2019
Marrëveshja detare me Turqinë, Greqia dëbon ambasadorin e

Qeveria greke shpall non grata ambasadorin Libian në Athinë, duke i lënë një afat treditor që të largohet nga vendi.

Shkak është bërë një marrëveshje e nënshkruar më 27 nëntor midis Libisë dhe Turqisë për hartimin e një kufiri detar midis dy vendeve afër Kretës.

"Këtë mëngjes, Ambasadori i Libisë në Athinë u thirr në Ministrinë e Jashtme, ku ai u informua lidhur me vendimin për dëbimin e tij. Atij iu dha një afat prej 72 orësh për të lënë vendin, "tha Ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Ministri i jashtëm vuri në dukje se vendimi i dëbimit ishte një shprehje e pakënaqësisë së qeverisë Greke ndaj qeverisë së Tripolit dhe theksoi se ajo u mor pasi "pala libiane nuk i plotësoi kushtet që i kishin caktuar".

Z. Dendias shtoi se teksti i marrëveshjes mban firmën e Ministrit të Jashtëm të Libisë, i cili në shtator i dha garanci palës greke për të kundërtën.

"Dëbimi nuk është një ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike", theksoi Ministri i Jashtëm.

Diplomatit libian Younis AB Menfi i ishte kërkuar nga qeveria greke që të paraqesë deri të premten e sotme, 6 dhjetor, përmbajtjen e kësaj marrëveshje.

Por duke qenë se Ambasada Libiane nuk e bëri këtë, qeveria greke e mori projekt-marrëveshjen nga një burim i tretë.

Ndërkohë u njoftua që të enjten e ardhshme, 12 dhjetor, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Libianë, Angela Saleh Issa Gëaider, do të jetë në Athinë me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Takimi në Dhomën e Përfaqësuesve do të mbahet pas votimit të Parlamentit Libian për një memorandum mirëkuptimi midis qeverisë turke dhe qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi me qendër në Tripoli.

Të këshilluara

Mësimi nis në 9 dhjetor

Më 9 dhjetor nis mësimi në qarqet Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë dhe Bashkia Tiranë, kurse në të gjitha bashkitë e tjera ku mësimi ishte pezulluar, ka fil...

14:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI