Flash

Lejet e ndërtimit/Dritë hijet e rikthimit të Vangjush Dakos në krah të Ramës

Lapsi.al 6 December 2019
Lejet e ndërtimit/Dritë hijet e rikthimit të Vangjush Dakos

Një video e rishfaqur dhe e zhdukur sakaq e një vizite të Ramës të enjten në mbrëmje në Durrës ka mbirë nga nëntoka edhe presonazhin e avulluar për disa kohë, Vangjush Dakon. Ish kryebashkiaku i këtij qyteti, i aluzuar për bashkëpunim me bandat në vjedhjen e votave në 2017, i penalizuar me heqje vize nga ambasada e ShBA u duk në imazhe duke i thënë kreut të qeverisë: “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”.

Po për çfarë letrash e kishte fjalën?

I vetmi pozicion që Dako mban aktualisht është ai i anëtarit të kryesisë së PS”. A mos vallë ai kishte gjetur kohë të liste me kryeministrin, aty mes gërmadhash për punë partiake? A mos vallë Rama kishte zgjedhur rastësisht të shfaqej përkrah Dakos që u detyrya ta zhdukë nga Durrësi në një situatë kaq delikate për imazhin e tij?

Vështirë të besohet edhe njëri version edhe tjetri.

Hamendësimi se për ç’letra interesohet Vangjush Dako duhet kërkuar  në një seri ngjarjesh që kanë ndodhur në bashkinë e Durrësit.

Fillimisht ish kryetarja e sapo zgjedhur Valbona Sako dha dorëheqjen pas dy gafave për numrin e viktimave dhe strehimin e të mbijetuarve. Ky vendim ngjau pak si i çuditshëm pasi shumë zyrtarë të lartë socialist kanë bërë gafa edhe më të mëdha sesa këto, por ata as kanë pasur ndërgjegjje për tu larguar, as janë detyryar ta kryejnë këtë akt. Situata u komplikua edhe më shumë kur dorëheqja u pasua edhe nga një njeri i besuar i Sakos, zvendësja e saj në bashki.

Ndoshta përgjigjja e këtyre enigmave filloi të qartësohej kur frenat e këtij institucioni i mori në dorë nënkryetari tjetër, Zhyljen Varfaj, një nga njerëzit më të afërt të Gjushit kur ky komandonte bashkinë.

I njëjti Varfaj i ka deklaruar televizionit A2 CNN se që të shtunën, pra një javë më parë, prokuroria ka zbarkuar në bashki për të inspektuar lejet e ndërtimit të lëshuaara nga ky institucion. Pra në të njëjtin moment kur Sako dha dorëheqjen dhe në të njëtën ditë kur Vangjush Dako u fotografua brenda mjediseve të bashkisë nga ishte larguar në korrik.

A mos vallë të gjitha këto kanë lidhje me debatin që shpërtheu në media se ndërtestat e shembura po spastrohen për të fshehur gjurmët e krimit? A mos ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me atë që një burim nga prokuroria ka deklaruar për ABC News, se disa nga dosjet e lejeve të ndërtimit janë zhdukur?

Kjo mbetet një pistë për t’u zbuluar kur dëgjojmë frazën që Dako i thotë Ramës: “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”.

https://youtu.be/nUm_PUo_7LE

Dhe ndoshta këto letra shpjegojnë se përse kryeministri u detyrua të shfaqet në krah të një personazhi aq të diskutueshëm si Dako, në një moment si ky kur po bën gjithçka për të përmirësuar imazhin e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI