Flash

Hailey dëshiron paqe me Selenën

Lapsi.al 6 December 2019
Hailey dëshiron paqe me Selenën

Hailey Bieber e bëri mëse të qartë që s’i pëlqen aspak fakti që njerëzit shpikën “një sherr” mes saj dhe Selena Gomez.

Fansat i vunë dy vajzat kundër njëra-tjetrës duke marrë parasysh se Hailey u rilidh dhe u martua me Justin Bieber, pak muaj pasi ai ishte ndarë nga Selena për herë të disatë.

“Mendoj se rrjetet sociale janë burim toksiciteti dhe njerëzit krijojnë sherre të paqena mes grash, vënë gra kundër njëra-tjetrës dhe shpikin histori që janë thjesht... toksike,” tha Hailey për British Vogue në një intervistë ku s’përmendi emra. “Mendoj se diçka duhet të ndryshojë dhe kjo praktikë duhet të marrë fund.”

Në tetor, me qindra fansa aluduan se Hailey thumboi Selena-n, pasi kjo e fundit publikoi“Lose You to Love Me,” një baladë për ndarjen nga Justin. Hailey mohoi thashethemet, ndërsa Selena tha se “s’do të dalë kurrë kundër një gruaje tjetër.” Hailey më vonë pëlqeu një postim të këngëtares si shenjë paqeje.

Edhe në nëntor, Hailey bëri të njëjtën gjë dhe pëlqeu një tjetër foto të Selena-s, teksa ajo bëhej gati për American Music Awards.

“Mendoj se njerëzit me platforma të fuqishme duhet të bëhen bahëk dhe të thonë ‘le t’i japim fund këtij debati, le t’i japim fund sherreve të paqena, le t’i japim fund këtyre gjërave dhe le të bëjmë përapara. Le të mos u japim shkak njerëzve të aludojnë.

Të këshilluara

Kim tregon biznesin e ri

Kim Kardashian ka hyrë në një biznes të ri. Përveç një prej emrave më të komentuar lidhur me jetën private, linjat trupore, Kim është shu...

11:50

Brenda vilës përrallore të familjes Obama

Ditën e djeshme, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, bleu shtëpinë e tij më të re në Martha’s Vineyard në Massachusetts. Ai dhe bashkëshort...

16:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI