Flash

Vuçiç në Rusi: Të ishte për Putinin, nuk do të bombardoheshim në vitin 1999

Lapsi.al 5 December 2019
Vuçiç në Rusi: Të ishte për Putinin, nuk do të

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha të martën në Sochi të Rusisë se po të ishte në vitin 1999 në krye të federatës ruse Vladimir Putin, nuk do të ndodhte bombardimi i Serbisë nga NATO-ja.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin rus të cilit i tha se nuk “është optimist” për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshtojë dhe për këtë ka edhe mbështetjen e Moskës.

Presidenti rus tha se zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe se Rusia mbështetë çdo zgjidhje që do të arrihej në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por do të jetë në anën e Serbisë.

Të dy ata u zotuan për zgjerimin e lidhjeve energjetike de ushtarake. Presidenti serb tha se Serbia pret pajisjen e ushtrisë së saj me armatime të tjera ruse ndërsa theksoi se “po të vendoste Putini në Rusi në vitin 1999, Serbia nuk do të bombardohej…”, shkruan Voa.

Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 u dhanë fund mizorve të forcave serbe në Kosovë, e cila në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Serbia mbetet aleate e Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian ndërsa shumica e serbëve e shohin Rusinë si mbrojtëse të tyre edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Takimi i së martës pasoi zbulimin e një skandali të spiunazhit muajin e kaluar ku ishin përfshirë agjentë rusë dhe pjesëtarë të ushtrisë serbe.

Ndonëse kishte pohuar se janë dokumentuar operacionet e tilla të spiunazhit, presidenti serb kishte thënë se kjo nuk do të dëmtojë marrëdhëniet “vëllazërore” të Serbisë me Rusinë dhe kishte ritheksuar zotimin se vendi i tij nuk do të mbështesë asnjë veprim kundër Moskës, njësoj siç ka kundërshtuar të mbështesë sanksionet ndërkombëtare ndaj saj për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Të këshilluara

Një foto/ Si lindi miti i Che Guevarës

Është kudo, edhe aty ku nuk e pret. Konsumizmi është “fati” paradoksal i një njeriu, që e kaloi gjithë jetën e tij duke e luftuar Mendon për Che Guevarën dhe...

10:29

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI