Flash

Rëndohet bilanci i dëmeve nga tërmeti/ 268 objekte do shemben në Durrës. Tirana rekord pallatesh të dëmtuara

Lapsi.al 5 December 2019
Rëndohet bilanci i dëmeve nga tërmeti/ 268 objekte do shemben

Sa më shumë verifikime kryhen në terren, aq më shumë rëndohet bilanci i tërmetit të 26 nëntorit.

Shtabi i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore raportoi dje të dhënat e reja nga verifikimet e kryera në 5 qarqe të vendit. Deri mesditën e djeshme janë konstatuar 1183 shtëpi të shembura në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër.

Drejtuesja e Shtabit të Emergjencave, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në daljen e saj të radhës publike në Durrës, raportoi për 1050 banesa të shembura në qytetin bregdetar, 131 në Tiranë dhe 2 shtëpi në Dibër.

Sipas Vodës, janë dëmtuar rëndë 5514 shtëpi dhe 3569 janë dëmtuar lehtë. Sa u përket pallateve, duket se dëmtimet më të rënda i ka pësuar kryeqyteti, pasi deri tani janë shpallur të pabanueshme 20 godina të tilla.

Në total bëhet fjalë për 558 pallate, që kanë marrë dëmtime të rënda, nga të cilat: 35 në Durrës, 461 në Tiranë, 56 në Lezhë, 4 në Kukës, 1 në Dibër dhe 1 në Elbasan.

Veç këtyre, janë edhe 337 pallate që rezulton të jenë dëmtuar lehtë.

Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (7)

Zv.ministrja Voda deklaroi dje se deri tani janë prishur 27 objekte që ishin shkatërruar nga tërmeti dhe konsideroheshin të rrezikshme.

Prej tyre, 17 janë shembur në Durrës dhe 10 në Thumanë. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar edhe 28 shkolla, të konstatuara deri tani, 15 kabina elektrike, 146 biznese, si dhe 2 qendra shëndetësore.

ROVENA VODA 

Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (9)

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, deklaroi dje se, deri në orën 17:00, në Qarkun e Durrësit janë inspektuar 4151 objekte, nga ku kanë rezultuar 1735 të pabanueshme e ndërsa 268 do shemben në ditët në vijim. Në deklaratën për mediat nga Bashkia e Durrësit, Rovenda Voda ka bërë me dije shifrat zyrtare, ku theksohet se 338 persona kanë telefonuar në tre numrat e gjelbër, më specifikisht, 142 në Tiranë, 158 në Durrës, 29 në Lezhë dhe 1 në Elbasan. Nga këto telefonata, pjesa më e madhe e tyre, 297, kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë. Ndërkohë, për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës Policie.

“Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek ‘Ura e Dajlanit’, Durrës. Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3- katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës”, tha Voda.

SIGURIA 

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucioneve në bashkërendim të plotë me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile me qendër në Durrës. Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim-shpëtimit, strukturat e Policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojnë terrenin për parandalimin e çdolloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve. Aktualisht, nga punonjësit e Policisë së Durrësit janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme: 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri, 3 objekte ku janë vendosur ndihmat, 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara dhe 4 qendrat e akomodimit në hotele. /monitor

Të këshilluara

Arrestohet një biznesmen në Elbasan (Emri)

Mbrëmjen e sotme policia e Elbasanit ka arrestuar një biznesmen. Ai është Agron Xibraku, i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Mësohet se për 10  vitet e fundit...

19:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI