Flash

Gatoi për Christiano Ronaldo, kuzhinieri shqiptar zëvëndëson Renaton

Lapsi.al 5 December 2019
Gatoi për Christiano Ronaldo, kuzhinieri shqiptar zëvëndëson

Shefi i kizhinës, Renato Mekolli, ka vendosur të largohet papritur nga emisioni “Hell’s Kitchen” për arsye që ende s’janë bërë të ditura për publikun.

Këtë lajm e ka dhënë skenaristja e emisionit, Zefina Hasani, e cila shprehet se largimi i Renatos vjen për arsye personale. Zëvendësuesi i tij do të jetë Sinanaj, i cili do të ndjekë nga afër dhe do të jetë në krye të këtij projekti.

Sinanaj është një shef guzhine shqiptar mjaft i suksesshëm i cili ka ardhur nga Athina për të çuar në fund atë që nisi Renato. Më herët në median rozë qarkulloi lajmi për Alsin i cili gjatë sezonit veror ku edhe po kalonte pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Mikonosit, kishte takuar yllin e futbollist, Kristiano Ronaldon e më pas ishte miqësuar me të.

Kuzhinieri shqiptar punonte në hotelin ku Ronaldo ishte akomoduar dhe ky ishte shkaku që të dy u njohën dhe u miqësuan  më pas.

'Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania. Një ditë, vijon Alsi, i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete.”- ka treguar aso kohe Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Miss Pakistani

Mbretëresha e bukurisë pakistaneze Zanib Naveed ka humbur jetë fundjavën që lamë pas nga një aksident me makinë. Mediat e huaja shkruajnë se 32 vjeçarja ka h...

15:02

Jlo, gati për tu bërë mama

Marrëdhënia e tyre po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Bëhet fjalë për Jennifer lopez dhe Alex Rodriguez, të cilët pasi u fejuan, po mendojnë për një fë...

14:12

Emma Stone konfirmon fejesën (Foto)

Një foto e postuar në Instagram konfirmoi se Emma Stone dhe partneri i saj Dave McCary janë zyrtarisht të fejuar. Unaza e shndritshme prej diamanti bie dukshëm ...

11:25

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI