Flash

Dëmet nga tërmeti, godina 15 në Qytetin Studenti do shembet

Lapsi.al 5 December 2019
Dëmet nga tërmeti, godina 15 në Qytetin Studenti do shembet

Instituti i Ndërtimit e shpalli të pabanueshme Godinën nr.15 në Qytetin Studenti pas dëmeve që i janë shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Për këtë arsye, kjo godinë do të shembet për të mos rrezikuar jetën e banorëve. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranes.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se godina 15, ashtu si edhe dy godina të tjera në Qytetin Studenti, për shkak të amortizimit kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i javës së shkuar, çka ka detyruar specialistët dhe inxhinierët e Institutit të Ndërtimit që ta shpallin atë të pabanueshme dhe një rrezik potencial për banorët që e kanë zaptuar.

“Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat 15, 18 dhe 19, në Qytetin Studenti janë të dëmtuara përtej ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë. Fillimisht do të marrim vendim vetëm për godinën numër 15, kurse relacionet për 18 dhe 19 do t’i keni tek takimi sot pasdite. Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studente, tejet të amortizuara, të zaptuara në vitin 1991. Ka 30 vite që rrinë të zaptuara.

Kanë qenë në plan nga Bashkia e Tiranës me projektin e KFW-së, që të ribëhen të reja, por nuk mund të presin deri në fund të vitit tjetër, kur të jemi gati për implementimin e projektit me KFW-në. Tani që ra tërmeti, kush ka parë pamjet, e ka parë sesi duket edhe nga jashtë modifikimi, çarjet që janë bërë, ndërhyrje në mure. Një portal kishte zbuluar një pemë që dilte nga muret, dhe pema dilte nga brenda jashtë, pra bëhet fjalë për një skenar të denjë për vende dhe popuj. Kjo është arsyeja pse dua që të kërkoj miratimin e Keshillit Bashkiak per çmontimin e kesaj godine, e zaptuar prej 30 vitesh”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI