Flash

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

Lapsi.al 5 December 2019
Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për
Edi Rama e ka mësuar rrugën se si të shfaqet në emisionin Porta Porta të Bruno Vespës atëherë kur i duhet. Ai e ka bërë këtë edhe të mërkurën në darkë, në një program për ta ndihmuar që të ngrejë fonde për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Lexo më tej:

Intervista në Rai Uno/ Bruno Vespa i hedh ujë të ftohtë optimizmit të Ramës

E ndërsa po fliste për këtë temë, kryeministri me megalomaninë e një diktatori që nuk konsultohet me askënd, ka shpallur disa objektiva. Se ai do të ndërtojë disa lagje të reja në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar ata që kanë humbur shtëpitë, se ato do të jenë lagje të banuara në mënyrë mikse (a do të thotë kjo që do të ketë edhe apartamente për shitje?) dhe se ato do të projektohen nga arkitektë të paracaktuar nga ai, si tashmë të njohurit, Marco Casamonti apo Stefano Boeri. Por me të dëgjuar emrin e Casamontit, kritiku i njohur i artit, Vitorio Sgarbi, që kishte shkuar në emision i shoqëruar nga e bija e tij me nënë shqiptare, Alba (poshtë), është hedhur përpjetë. “Casamonnti ka bërë Figline-n”, ka thënë ai duke iu referuar një debati të para dhjetë viteve me arkitektin që më parë ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane. Lapsi.al ka shfletuar për të kuptuar se çfarë gjëje i referohej konkretisht kritiku italian i artit. Në atë kohë, Vitorio Sgarbi u vu me mish e me shpirt për të mbrojtur një ndërtesë të fillim viteve 1900, në qytetin e Figline, të cilën Casamonti me studion e tij Archea, donte ta “modernizonte” për ta shndërruar në qendër bashkie. Në ndërhyrjen e tij plot nerv, dukej pathosi i atij që do të mbrojë traditën kundër sharlatanëve që mendojnë vetëm në emër të parasë. Por Rama, i ndërgjegjshëm se ky debat i sponsorizuar për të eksportuar në Shqipëri lavdinë e tij, mund të njolloste figurën e mikut arkitekt të stadiumit “Arena Kombëtare”, ia ndërpreu brutalisht fjalën kritikut fanatik në mbrojtje të trashëgimisë (shiko videon poshte dy minutat e fundit). https://www.facebook.com/edirama.al/videos/422976545254618/ “Po ama Casamonti ka bërë edhe stadiumin ku ka harmonizuar më së miri vlerat e së shkuarës”, gënjeu paturpësisht kryeministri, për një gjë që tashmë e kanë pranuar të gjithë: “shkatërrimin e ansamblit italian të sheshit Nënë Tereza”. Dhe në stilin e tij, gjysëm cinik dhe gjysëm hokatar, ai i tha Sgarbit: “do të thërrasim ty të bësh punën e supervizorit”, të lagjeve të reja të për të cilat paska përcaktuar se edhe si do të jenë edhe ku do të jenë edhe si do të tenderohen, madje edhe se kush do t'i projektojë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI