Flash

Vlerësimi/ A i përballojnë shkollat shqiptare tërmetet?

Lapsi.al 4 December 2019
Vlerësimi/ A i përballojnë shkollat shqiptare tërmetet?

  1. Një studim i mëparshëm i Programit të Kombeve të Bashkuara që vlerëson rreziqet nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri, tregon se objektet shkollore në Shqipëri duhen përputhen në raport me mjedisin sizmik, pasi shume nga këto objekte janë të ndërtuar në vitet 1960 kur kodet antisizmike nuk ishin azhurnuar.

Gjithsesi studimi thotë se objektet shkollore në Shqipëri kanë 30% më shumë siguri se banesat e zakonshme.

Një numër i madh objektesh shkollore rreth 4325 të tilla janë ndërtuar përpara 1960 dhe mund të konsiderohen si të paqëndrueshme ndaj tërmeteve. Rreth 50 për qind e shkollave kanë ndërtuar në periudhën 1960-1990.

Studimi i PNUD thotë se, duke mbajtur parasysh se rregullat e para sizmike nisën zbatimin në periudhën 1952 dhe ndërkaq në 1952 -1960 bashkësia inxhinierike nisi të kishte aftësi të mjaftueshme për ti zbatuar në mënyrë të drejtë teknikisht ky fond mund të quhet se ka një nivel të ulët mbrojtje sizmike.

Megjithatë po të vlerësohet qëndrueshmëria sizmike  e këtyre ndërtesave duhet mbajtur parasysh fakti se harta e zonimit sizmik e vitit 1979 lidhur me variantin e saj të mëparshëm  1952 për një pjesë të mirë të vendit ka ngritur  intensitetin e projektimit me një gradë të MSK-64 dhe për disa me dy gradë.

Kështu është e arsyeshme të pranohet që për shkak të anës së nënvlerësuar të sizmicitetit shumë nga ndërtesat shkollore të ndërtuara në periudhën 1960-1960 janë sipas standardeve të ndërtimit që nuk përputhen me mjedisin sizmik në të cilin janë ndërtuar. Rreth 6.8 e ndërtesave shkollore janë ndërtuar pas miratimit të kushteve teknike të projektimit KTP-PN.2-89.

Por studimi thotë se nëse sistemi zinxhir i projektimit dhe ndërtimit-inspektimit ka ndjekur me rreptësi dizpozitat e kushteve në fjalë, këto ndërtesa të projektuara janë 30 për qind më të sigurta se banesat e zakonshme.

Përfundimet për rrezikun sizmik të shkollave janë mbështetur në llogaritjet e mundshme të ngacmimit sizmik, të cilave mund to nënshtrohet fondit të banesave shkollore dhe jo në analizat e prekshmërisë për të cilat kanë munguar të dhënat.

Të gjitha llogaritjet janë mbështetur në harta të bashkuara të ngjarjeve të mundshme sizmike të varua prej periudhës së rikthimit  prej 200 vitesh.

Për tërmetet me magnitudë +5.5-6.5 sidomos ato afër vendbanimeve do të ishin problematike për fondin e banesave shkollore. Demet në shkollat e fshatrave do të ishin më të mëdha. Nga një magnitudë e tillë potenciali më i madh i humbjeve në shkolla do të ishte në qarqet e Lezhës,  Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Kukësit. /Monitor.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI