Flash

(VIDEO) Shikoni çfarë thotë kreu i OBSH për deklaratën e Ramës për strehimet në hotele me 5 yje

Lapsi.al 4 December 2019
(VIDEO) Shikoni çfarë thotë kreu i OBSH për

Raul Gonzales, drejtuesi i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri u pyet për deklaratën e Kryeministrit i cili u tha banorëve se “nuk ka bërë vaki noj herë që të goditurit nga termeti të strehohen në hotele me 5 yje”. 

“Nuk e kam dëgjuar, por po ta kisha parë do thosha çfarë formimi ka ky njeri?”, tha Gonzales në studion e “Abc-ja e mëgjesit”.

Gazetari Enkel Demi e informoi se këtë shprehje e ka thënë kryeministri.

“Do thoja është e papërshtatshme”, shton Gonzales.

I pyetur nga për mënyrën e sjelljes së politikanëve në situata të tilla, ai u shpreh se sjellja e politikanëve duhet të jetë korrekte.

Pjesë nga biseda në studio:

Frika nuk duhet të na paralizojë, frika është mëse normale dhe ne duhet ta kalojmë. Cfarë është bërë është shumë e mirë. Kemi parë që ministrja e Shëndetësisë ka siguruar një përgjigje shumë të shpejtë dhe shumë të efektshme. Dëshiroj të theksoj përgjigjen e shpejtë mjekësore. Diçka tjetër që dua të theksoj është mënyra se si ministrja ka mbështetur vazhdimësinë e shërbimeve.

Puna e psikologëve është që të bëjnë njerëzit të kuptojnë se frika është normale. Është normale se personi nuk do të kthehet në shtëpi se ka parë një të carë të madhe, por qeveria ka për dertyrë të cojë ekspertë. Pikërisht qeveria po merret me këtë punë.

Mund të themi se nuk kemi një krizë mjekësore?

A kemi një krizë mjekësore, ministria ka ndërhyrë për të penguar një pezullim të shërbimeve. Spitalet janë të dëmtuaram disa. Ka një mënyrë, është e mundur që të rindërtohet struktura dhe të ms ndërpritet shërbimi. Ne po ndihmojnë ministrinë të riparojë disa ambulanca.

 Si kanë reaguar shqiptarët, ku pas fatkeqësisë, vetëm njëri nga viktimat ka humbur jetën nga infarkti? Nuk kanë pasur probleme të tjera, është një shenjë e mirë?

Është një shenjë e mirë, nuk është kriza e parë që po përjetoj. Ju e patë se si u solidarizuan njerëzit për ushqim, këtu njerëzit kujdesen për të tjerët. Ky solidaritet është shumë i mirë për popullin shqiptar. Nëse shumë kriza që kam kaluar njerëzt përpiqen të shpëtojnë kokën e tyre. Vetëm një person vdiq nga zemra. Këta 51 viktima kanë qenë shkatërrues për familjet që kanë humbur të dashurit. Qeveria ka shmangur edhe një katastrofë më të madhe. Njerëzit që kanë pasur probleme kardiake kanë marrë shërbimin e tyre të mëparshëm. Duhet të shkosh në Thumanë dhe Durrës për të parë dimensionin e kësaj katastrofe. Duhet të punojnë për rindërtimin.

Qeveritarët shkojmë të takojnë të dëmtuarit dhe vëj re që trauma pas tërmetit nuk përllogaritet, këtyre ju thuhet “shko në hotel”, “shko në shtëpi” dhe ata tkurren menjëherë. Nuk duhet të përgatisim edhe pushtetarët para se të takojnë njerëzit?

Patjetër që ne kemi shembuj nga më të ndryshmit. Kemi pasur politikanë të aftë, dhe ka pasur edhe të tjerë që kanë dhënë vetëm urdhra. Por kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Ne duhet të kujdesemi që politikanët të kujdesen siç duhet. Kemi parë disa qytete ku njerëzit e kanë tepruar kur kanë folur për personat që kanë humbur jetën. Mirëpo, ne duhet të kemi politikanë të aftë që dinë të menaxhojnë këto kriza. /abcnews

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI