Flash

Televizioni gjerman jep shifrat: Rindërtimi pas tërmetit kushton 1 miliard euro, deri tani janë mbledhur 15 milionë

Lapsi.al 4 December 2019
Televizioni gjerman jep shifrat: Rindërtimi pas tërmetit kushton 1

Televizioni gjerman “ARD” ka shkruar gjatë për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, ku ndalet edhe tek kostot e dëmeve.

Sipas ARD-së, rindërtimi i zonave të shkatërruara mund të arrijë në 1 miliard euro, shumë kjo e stërmadhe për kapacitetin që ka Shqipëria.

Shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme, por rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë jo vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por njëherësh  edhe e kushtueshme. Ekspertët thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para. Deri më tani, janë mbledhur rreth 15 milion euro” - shkruan ARD.

Më tej televizioni gjerman vë theksin tek Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, i cili është ngritur nga qeveria për të grumbulluar, koordinuar dhe menaxhuar paratë e mbledhura, me qëllim përballimin e situatës. Kjo media shkruan se korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem i madh dhe për këtë duhet treguar transparencë me fondet e mbledhura, por edhe për shpenzimet që do kryhen në terren, shkruan News 24.

Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparencë, sepse korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri. Qeveria ka bërë të ditur plane për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në afat të shkurtër, do të ndërtohen deri në 5,000 apartamente, në planin afatgjatë edhe 10,000.” 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI