Flash

Roza Lati tregon pse kishte buzët e lyera ditën e tërmetit

Lapsi.al 4 December 2019
Roza Lati tregon pse kishte buzët e lyera ditën e tërmetit

Roza ishte një prej personazheve që iu bashkua ndihmave të të prekurve nga tërmeti që goditi vendin pak ditë më parë.

Roza, pasi bëri publike angazhmin e saj në rrjetet sociale u “kryqëzua” nga ndjekësit për faktin se kishte buzët e lyera me të kuqe teksa ndihmonte të prekurit, për këtë arsye ajo ka shpjeguar gjithçka sot tek emisoni mëngjesit.

“Unë u nisa pa buzët e lyera. Por unë e kam gjithmonë një të kuq buzësh në çantë sepse edhe në një moment kur jam e palyer, një të kuq buzësh të tregon mirë. Kur ra termeti i parë në shtator unë kam qenë duke bërë gjumin e drekës. U trondita, isha në shtëpi dhe kur dola kam lyer buzët e kuqe. Nga ai tërmeti i fortë ra edhe një tjetër dhe mami më mori me “Facetime” dhe ishim të dyja duke lyer buzët. Unë jam rritur më këtë kulturë që edhe në ditën tënde më të keqe ti duhet të dukesh mirë. Nuk kam qejf fare që në fytyrën time të shfaqet tmerri, nuk kam qejf ta përcjell fare këtë gjë. Kështu që e kam këtë kulturë që të jem në formë. Plus që ne jemi figura të ekranit dhe na shohin më një sy tjetër. Na është indoktrinuar në tru për vite dhe vite kjo gjë saqë na është bërë instik dhe të kuqin e buzëve e mbaj gjithmonë në makinë. Siç ishim me ato thasët e ndihmave hapa pasqyrën dhe u lyeva shpejt e shpejt”, është shprehur Roza

Të këshilluara

Zhgënjen rikthimi i PussyCat Dolls

Performanca e ribashkimit të Pussycat Dolls të shtunën mbrëma në edicionin special të “The X Factor: Celebrity”, u prit me reagime jo fort të mira nga shikuesit...

13:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI