Flash

Rama nga Londra: Ideja për një konferencë me donatorë, është pritur mirë

Lapsi.al 4 December 2019
Rama nga Londra: Ideja për një konferencë me donatorë,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qëllimi për të mbledhur një konferencë të madhe donatorësh, është pritur pozivitisht nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një deklaratë për mediat nga Samiti i NATO-s në Londër, Rama u shpreh se ka arritur të përfshijë drejtpërdrejtë emocionalisht edhe liderët e tjerë të Aleancës në tragjedinë që pësoi vendi pas tërmetit që mori 51 jetë njerëzish.

“Takova kryeministren e Danimarkës, ka qenë e interesuar. Kam takuar edhe kryeministrin italian Giuseppe Conte, po kështu edhe të Kanadasë. Me presidentin Trump dhe presidentin Erdogan kemi folur që të shikojmë më tutje, qëllimi është një konferencë e madhe donatorësh, reagimet e para janë pozitive. Po vijojmë punën intensive në këtë drejtim. Fokusi ka qenë në këtë temë, natyrisht që ka pasur edhe elementë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do të shkojë procesi i diskutimit dhe si mund të shkojnë mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim të metodologjisë. Por unë kam qenë i fokusuar te kjo cështje që prek njerëzit. Vendi do të bëjë të njëjtat gjërat sikur të ishin hapur negociatat

Ministrja e Mbrojtjes po vijon komunikimet me homologët, edhe ministri i Jashtëm në detyrë. Mua më duhet të kthehem, u kemi vënë në dispozicion edhe dokumentet dhe shumë informacion për një pamje të qartë, pasi në nivelin e ministrive të Jashtme apo në Bruksel informacioni ka arritur dhe ndjekja bëhet në kohë reale, vijojmë që të shikojmë ndihmë për logjistikën e strehimit të përkohshëm. Por ajo ka qenë objektiv dhe them se i kam arritur, të përfshijë drejtpërdrejt liderët dhe emocionalisht ata që janë të rëndësishëm në këtë proces”, tha kryeministri Edi Rama.

Rama foli edhe për ftesat për bashkëpunim që i ka drejtuar ditët e fundit kryedemokratit Lulzim Basha, por që kanë hasur refuzim nga ana e këtij të fundit.

“Nuk ka asnjë sens që të vijojë historia me deklarata dhe komunikata në distancë kur të gjithë ne jemi të goditur nga e njëjta tragjedi, por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, shtëpia e Shqipërisë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI