Flash

Një "tërmet", që mund ta kishim evituar

Lapsi.al 4 December 2019
Një "tërmet", që mund ta kishim evituar

Nga Astrit Patozi

Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmetet për t’u shkundur. Ato përgatiten t’i presin fatkeqësitë, duke u vetëlëkundur në çaste dhe në kohë normaliteti. Prandaj edhe nuk mbyten kurrë në një pikë ujë, kur tragjedia një ditë vjen.

Tek ne as që bëhet fjalë të ndodhë kjo, sepse nuk kemi asnjëherë kohë të mendojmë për të ardhmen, ngaqë jemi shumë të zënë për të mbyllur llogaritë e së tashmes. Të cilat gjithmonë dhe pa asnjë përjashtim firmosen sipas parimit "ai që ka topin, gjuan edhe penalltinë".

Pikërisht për këtë arsye, një goditje tjetër që po kalojmë pas 26 nëntorit është gara e shpifur për klikime sot apo vota nesër mes atyre, të cilët më shumë se kushdo tjetër në këtë vend duhet të ulnin kokën e të kërkonin ndjesë. Qoftë duke heshtur apo edhe duke u lutur sinqerisht një herë të vetme në jetën e vet për viktimat e pafajshme të babëzisë, papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së tyre në gjithë këto vite.

E njërës palë, që po përpiqet më kot të na bindë se duhet t’i falemi Zotit për këtë qeveri, se ndryshe nuk do ta kishim përballuar dot të keqen, por edhe të tjerëve, që gati po na thonë se këtë tërmet e porositi vetë qeveria. Këtë "tërmetin" e fundit, të paktën, mund ta kishim evituar...

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI