Flash

Bilanci i deritanishëm nga tërmeti: 1735 banesa të pabanueshme, 236 do të shemben

Lapsi.al 4 December 2019
Bilanci i deritanishëm nga tërmeti: 1735 banesa të pabanueshme,

Zëvendës-ministrja e Brendshme Rovenda Voda nga Bashkia e Durrësit ka bërë publik bilancin e banesave të dëmtuara nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Voda tha se në Bashkinë Durrës janë inspektuar 748 objekte të inspektuara, nga të cilat 270 janë shpallur të pabanueshme dhe do të shemben 34.

Në Bashkinë e Krujës janë inspektuar 2185 objekte, 748 të pabanueshme dhe 8 prej tyre janë vlerësuar për t’u prishur, ndërsa në Shijak nga 1218 objekte të inspektuara, 717 janë të pabanueshme dhe nga këto do të prishen 228.

Zv.ministrja bëri me dije gjithashtu se deri më tani janë shembur 27 objekte, nga të cilat 10 në Thumanë dhe 17 në Durrës.

“Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:

– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.

– 3 objekte ku janë vendosur ndihmat.

– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.

– 4 qendrat e akomodimit në hotele”, theksoi më tej Voda.

Të këshilluara

Një "tërmet", që mund ta kishim evituar

Nga Astrit Patozi Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmetet për t’u shkundur. Ato përgatiten t’i presin fatkeqësitë, duke u vetëlëkundur...

17:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI