Flash

Analiza/ “Marrëzitë apokaliptike të Metës” dhe kllouni që zgërdhihet mbi rrënoja

Lapsi.al 4 December 2019
Analiza/ “Marrëzitë apokaliptike të Metës” dhe

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ishte një test për shëndetin mendor të Ilir Metës ashtu sikurse na u paraqit për muaj me radhë, por prova se rilindja e shtetit, jo vetëm ka dështuar, por gjithçka është në pikën më të errët. Si provë për këtë mund të merret paralajmërimi që kreu i shtetit i bëri kryeministit dhe institucioneve të tjera, për të parë gadishmërinë e vendit për të përballuar fatkeqësitë nayrore (letra e plotë poshtë).

Por çfarë ndodhi me ngritjen e këtij shqetësimi? Ashtu si çdo problem të madh, Rama e pa me syrin e një kllouni. Meqë ishe koha e sherrit për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ai tha në një intervistë: “Meta e ka kollaj, nxjerr një dekret dhe e anullon tërmetin”. Në disa fjalime me radhë ai e trajtoi presidentin si një të luajtur mendsh, ashtu sikurse ia donte politika e ditës. Edhe me larg shkoi si gjithmonë Elisa Spiropali. Qesharake në kopjimet pa fantazi, sikurse di të jetë vetëm ajo, edhe Mamica e Skënderbeut iu lut baba Xhikes ta shtynte tërmetin me dekret (faksimile e statusit të saj poshtë).

Image

Pas nuk mbetën edhe kori i mediave pro qeveritare që shfrytëzuan një rast për t'u tallur me njeriun që po i krijonte shqetësime Ramës.

Pra i gjithë debati publik u zhvendos në hullinë “është çmendur apo jo Ilir Meta”; “A është mërrëzi të parashikosh tërmetet”; sikur halli më i madh të qe, nëse rilindja na kishte dhuruar me votat e saj, një president normal apo një të sëmurë mendërisht.

Por po ta lexosh sot pas në kohë, letra e presidentit nuk e ka fokusin as tek mbiemri apokaliptik as tek gjenialiteti për të parashikuar dridhjet sizmike të tokës. Ajo i kërkon qeverisë një gjë të thjeshtë: “A keni marrë masa për të përballuar fatkeqësitë natyrore?”. Ose sikurse thuhet shprehimisht në letër: “Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla? Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor? Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë”.

Madje presidenti këmbënguli tek kjo pjesë e mesazhit të tij edhe kur u pyet nga ato media që e kishin tallur për çmendurinë e tij (video poshtë).

[embed]https://youtu.be/ykljuHBeeeY[/embed]

Ashtu sikurse rezultoi në 26 nëntor, shteti i kllounit që jepte shfaqje në parlament për sëmundjen mendore të Metës, nuk kishte arritur të merrte asnjë masë. As njerëzit nuk ishin nxjerrë nga godinat që ishin krisur nga tërmeti i parë, edhe rezervat e shtetit ishin bosh sa arritëm në pikën që NATO-s t'i kërkonim çarçafë dhe jastëkë, edhe qentë që zbulojnë njerëzit në rrënoja i morëm borxh nga Kosova.

Në ditën e parë forcat tona të shpëtimit gërmonin me duar mbi gërmadha dhe ato nuk kishin asnjë pajisje për ditë të vështira. Si për ironi të fatit edhe qendrës sizmiologjike të Durrësit i ikën dritat, nuk kishte as gjenerator dhe nuk e regjistroi dot përmasën e fatkeqësisë.

Ky është shteti i rilindasve, të cilët kanë vetëm një meritë, që edhe kur të lënë të vdesësh, përpiqen të të bëjnë për të qeshur. Ashtu siç vepruan me talljen e Metës për tërmetin apokaliptik duke anashkaluar fare problemin real që ngrinte ai.

Prandaj sot pas fatkeqësisë ne këmi mësuar një gjë: Jo është apo s’është Ilir Meta me shëndet normal mendor, as nëse ka ai ndonjë dhunti hyjnore për të parashikuar atë që nuk e bën dot as shkenca, por se drejtohemi nga një tufë sharlatanësh karagjozë, të cilët e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të zgërdhihen mbi rrënoja.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI