Flash

Tërmeti/ Rama jep një mesazh para nisjes për në Samitin e NATO-s

Lapsi.al 3 December 2019
Tërmeti/ Rama jep një mesazh para nisjes për në Samitin e

Edi Rama ka dhënë një mesazh para nisjes për në Samitin e NATO-s, në Londër.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Rama iu bën thirrje shqiptarëve të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë, pasi do vijojë gjithçka në terren si ditët e mëparshme.

Më tej, kreu i qeverisë thekson se nuk do të flejë gjumë, deri sa të mbulojë me strege nevojtarin e fundit dhe të përfundojë programin e ringritjes.

“Nesër pasdite do të nisem për Tiranë, por me një ndalesë, pasi do jem në një intervistë në “Porta-Porta”, në Romë. Pastaj do kthehem në Tiranë, ku do jem në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur për ju. Asnjë merak për këto 24 orë, sepse do jemi në komunikim dhe në terren gjithçka do të vazhdojë po njëlloj, sipas planit.

Hotelet do presin qytetarët që lëvizin nga zonat urbane, ndërsa ata që nuk lëvizin dot nga toka, do vijojmë t’i pajisim me çadra. Ne nuk kemi ndërmend të flemë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit dhe pa përfunduar për të gjithë programin e rindërtimit, në një banesë më të mirë se ajo që kishit. Ju lutem, sa më pak televizor, hiç portale. Siç thotë një shprehje popullore “Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë, por të ringrihesh pasi rrëzohesh”. Shqipëria e plagosur kaq keq do ringrihet më fort”, tha Rama. l

Të këshilluara

Dy tërmete godasin Vlorën

Dy lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në vend, ndërsa epiqënder këtë herë nuk ka qenë më Durrësi. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 10:51 me magnitudë,...

11:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI