Flash

Tërmeti/ Rama i përgjigjet opozitës dhe lë shtegun e hapur: Hajde në tryezë!

Lapsi.al 3 December 2019
Tërmeti/ Rama i përgjigjet opozitës dhe lë shtegun e hapur:

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish liderit të PD-së, Lulzim Bashës, i cili propozoi dje tre pika për menaxhimin e situatës shkatërruese të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Shefi i qeverisë i cilësoi kërkesat e opozitës pa vizion, por sërish la derën hapur duke e ftuar opozitën në tryezë për të shqyrtuar idetë në përballimin e katastrofës natyrore.

“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballua idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur  me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke  qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them  po gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjentë identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimit mjeteve spitalore, dhe tu themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua  qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, Pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”-tha shefi i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI