Flash

Pas tërmetit fillojnë përgatitjet për rifillimin e mësimit, ministrja Shahini sqaron situatën

Lapsi.al 3 December 2019
Pas tërmetit fillojnë përgatitjet për rifillimin e

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është gati plani për zhvendosjen e nxënësve nga shkollat e dëmtuar për të filluar më pas normalisht mësimin.

Sipas ministres Besa Shahini, rifillimi i mësimit do të bëhet me fleksibilitet në ditët e para dhe do të fillohet me një informim për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence.

Në këtë kuadër, MASR ka vënë në dispozicion dhe ka publikuar gjithashtu edhe draft-udhëzimin mbi marrjen e masave të para mbrojtëse në rast emergjencash.

 

“Tre ditët e para le ta nisim me fleksibilitet mësimin dhe të mësojmë ndjesitë e nxënësve, në mënyrë që ta kalojmë këtë gjendje emocionale që la pas tërmeti i 26 Nëntorit dhe pas-tërmetet që vijuan. Çdo shkollë tashmë ka një plan të qartë dhe të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore siç është tërmeti, si dhe për daljen emergjente të të gjithë nxënësve dhe mësuesve nga godinat e shkollave. Çdo kat ka një koordinator përgjegjës për daljen emergjente”, u shpreh ministrja.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna intensive për të rifilluar mësimin në shkollat e padëmtuara në zonat më të prekura nga tërmeti. Njëkohësisht, është gati plani i zhvendosjes si dhe është siguruar transporti i të gjithë nxënësve nga shkollat e dëmtuara drejt shkollave pritëse.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka inspektuar nga afër shkollën e dëmtuar 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, Vorë. Më pas, ka zhvilluar një takim me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marqinet”, Vorë, e cila do të jetë edhe shkolla pritëse për nxënësit e shkollës “Ramazan Subashi”.

Shkolla e dëmtuar është afërsisht 5 km nga shkolla pritëse dhe për këtë Ministrja Shahini nënvizon se “Transporti i nxënësve është siguruar tashmë nga Zyra Vendore Arsimore Vorë dhe mësuesit do t’i shoqërojnë nxënësit nga Marikaj tek shkolla pritëse”.

“Mësuesit e dy shkollave kanë dy ditë që përgatiten për rifillimin e mësimit, duke bërë planet e daljeve emergjente të sigurta në rast tërmeti dhe duke u përgatitur për pritje të ngrohtë të nxënësve”, shprehet ndër të tjera Znj. Shahini.

Gjatë inspektimit, Ministrja Shahini ka kërkuar që rifillimi i mësimit të bëhet me fleksibilitet në ditët e para dhe të fillohet me një informim shumë të mirë për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence. Në këtë kuadër, MASR ka vënë në dispozicion dhe ka publikuar gjithashtu edhe edhe draft-udhëzimin mbi marrjen e masave të para mbrojtëse në rast emergjencash.

“Tre ditët e para le ta nisim me fleksibilitet mësimin dhe të mësojmë ndjesitë e nxënësve, në mënyrë që ta kalojmë këtë gjendje emocionale që la pas tërmeti i 26 Nëntorit dhe pas-tërmetet që vijuan. Çdo shkollë tashmë ka një plan të qartë dhe të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore siç është tërmeti, si dhe për daljen emergjente të të gjithë nxënësve dhe mësuesve nga godinat e shkollave. Çdo kat ka një koordinator përgjegjës për daljen emergjente”, u shpreh ministrja.

Shkollat janë inspektuar dhe po inspektohen sërish për shkak të pas-goditjeve të tërmetit, për të garantuar siguri të plotë dhe ambiente të ngrohta për nxënësit në mënyrë që të kemi sa më parë një rikthim të mirë të normalitetit.

Të këshilluara

Dy tërmete godasin Vlorën

Dy lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në vend, ndërsa epiqënder këtë herë nuk ka qenë më Durrësi. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 10:51 me magnitudë,...

11:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI