Flash

Noizy flet për tërmetin, 'Pashë tmerr me sy'

Lapsi.al 3 December 2019
Noizy flet për tërmetin, 'Pashë tmerr me sy'

Noizy ka folur për momentin e tërmetit të 26 nëntorit.

Noizy ka qenë një nga personazhet e famshëm që ka kontribuar shumë në këto ditë të vështira që kaloi vendi. Së fundmi reperi ka qenë në Fier ku ka marrë edhe një certifikatë “Mirënjohjeje” për kontributin që ka dhënë ndër vite.

Gjatë vizitës në Fier Noizy ka takuar edhe persona me aftësi të veçanta dhe në një intervistë për “Balkanweb”, është shprehur se e ka përjetuar shumë keq tërmetin, pasi ka qëlluar mes rrënoj së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë. Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

Të këshilluara

Zhgënjen rikthimi i PussyCat Dolls

Performanca e ribashkimit të Pussycat Dolls të shtunën mbrëma në edicionin special të “The X Factor: Celebrity”, u prit me reagime jo fort të mira nga shikuesit...

13:17

Noizy mer çertifikatë mirënjohje në Fier

Noizy është vlerësuar nga Bashkia Fier me një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë  ndër vite. Lajmin e ka bërë të ditur reperi nëpërmjet një...

12:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI