Flash

Në kulmin e krizës së shkaktuar nga tërmeti, Rama zgjedh të enjten në Kuvend kryeprokurorin

Lapsi.al 3 December 2019
Në kulmin e krizës së shkaktuar nga tërmeti, Rama zgjedh

Në kulmin e krizës së krijuar nga tërmeti shkatërrues mazhoranca qeverisëse po shkon të zgjedhë pa shumë zhurmë kryeprokurorin e ri të republikës. Në seancën plenare të datës 5 dhjetor, në rendin e ditës është e përfshirë edhe kjo pikë.

"Projektvendim “Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”. pdf (Neni 148/a Kushtetutë, neni 35 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Koha e votimit", thuhet në pikën 15 të rendit të ditës.

Duket se Edi Rama po shfrytëzon këtë moment, ku e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar tek tragjedia me 51 jetë të humbura, për të votuar në heshtje emrin e kryeprokurorit me mandat 7 vjecar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dërguar në Kuvend 3 kandidatë për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI