Flash

Komunikimi i çuditshëm i Drake me adoleshentet

Lapsi.al 3 December 2019
Komunikimi i çuditshëm i Drake me adoleshentet

Fakti që reperi komunikon me dy vajza nën moshë është pak i çuditshëm, por edhe mund të justifikohet kur merr parasysh që janë në të njëjtën industri dhe ndoshta shërben si një vëlla i madh për to.

Pastaj është dhe kjo video nga viti 2010, kur Drake merr në skenë një vajzë nga publiku dhe e komplimenton, e prek dhe e puth edhe pasi merr vesh që ajo është vetëm 17 vjeçe. Vlejnë të përmenden dhe dy raste që shpjegojnë më qartë synimet e Drake me këto shoqëri të pazakonta me vajza të vogla.

Drake u njoh me Hailey Baldwin kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, i bënte dhurata të shumta, i kushtonte vëmendje, fliste me të. Kur ajo mbushi 18, u lidh me aktoren dhe modelen.

E njëjta gjë vlen edhe për Kylie Jenner, me të cilën ka qenë i fiksuar prej vitesh. Por, ata kanë një diferencë 10-vjeçare, Drake këndoi në ditëlindjen e saj të 16, ndërsa tani, që Kylie është 22, thuhet se janë lidhur bashke.

Gjasat janë që, duke krijuar shoqëri me këto vajza që në vitet e para të adoleshencës, Drake i hap rrugë vetes për t’u lidhur me to kur të jenë në moshë ligjore. Ndoshta disave s’iu duket ndonjë gjë e madhe, por një burrë 32-vjeçar që flet me adoleshente nuk duhet të jetë aspak normale.

Të këshilluara

Noizy mer çertifikatë mirënjohje në Fier

Noizy është vlerësuar nga Bashkia Fier me një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë  ndër vite. Lajmin e ka bërë të ditur reperi nëpërmjet një...

12:37

Leo mohon akuzat për zjarrvënie

Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio ka hedhur poshtë akuzat e presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili deklaroi se aktori u ka dhënë donacione disa ...

17:36

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha ditën e djeshme njoftoi se u nis drejt Shqipërisë. Së bashku me babain e saj ajo ka mbërritur pak minuta më parë dh...

15:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI