Flash

Ariel kujton kohët e vështira në dItëlindjen e Anxhelinës,'Nuk kishim para' (VIDEO)

Lapsi.al 3 December 2019
Ariel kujton kohët e vështira në dItëlindjen e

Anxhelina Hadërgjonja festoi datëlindjen ditën e djeshme dhe urimet për të kanë qenë të shumta.

Por, ai që spikati më shumë, me fjalë të zgjedhura e histori që nuk i kishim dëgjuar më parë ishte grimieri, Ariel.

Ai gjithashtu ka kujtuar se si në një periudhë kohe kaq të vështirë, flinin në tokë në një studio të vogël, me dyshekë me ajër që shfryheshin teksa flinin. “Edhe atëhere ishim kaq të lumtur”, ka theksuar Ariel. Anxhelina është prekur nga dedikimi i mikut të ngushtë, duke komentuar: “Nuk dështon kurrë kur vjen puna të më bësh të qaj sa herë kam datëlindjen”. Urimi i plotë i Arielit vijon si mëposhtë:

“Gëzuar Datëlindjen “Bro”! Kjo video duhet të jetë përshkrimi më i saktë i miqësisë sonë. @anxhelina Nuk mendoj se ka patur ndonjë herë që ne të jemi zënë dhe të mos jemi pajtuar pesë minuta më vonë ose të kemi qeshur se dukemi si çift i martuar në moshë. Betohem, Zoti e dinte se çfarë po bënte, sepse ti dhe unë jemi si dy bizele të një bishtaje dhe unë nuk mund ta shoh jetën time pa ty. Gjatë viteve të miqësisë sonë, ne kemi kaluar nëpër disa vështirësi – U zhvendosëm në LA me zero të holla në llogari, duke u përpjekur të kuptojmë se si do t’ia dilnim?! Le të fillojmë me jetesën në një studio të vogël në qendër të qytetit, duke fjetur në shtretërit e ajrit që shfryheshin ndërsa ne flinim – edhe atëherë ne ishim aq të lumtur !!!! çdo ditë e kaluar me ty në 6 vitet e fundit ka qenë përtej të gëzueshmes, plot dashuri dhe lumturi, me kujtime që unë e di që ne të dy do t’i vlerësojmë përgjithmonë !! Si të udhëtosh botën së bashku! Vendosja e alarmit në dhomat e hoteleve, vetëm për arsye që një Zot e di pse … Unë do të them një gjë për ty që mendoj se bota duhet ta dijë. Askush nuk e kupton sa të madhe e ke zemrën dhe sa të pastër ke shpirtin. Je kaq vetëmohuese, gjithmonë duke menduar dhe duke bërë për të tjerët para teje. Ti e mban këtë dritë me vete që thjesht ndez jetën e secilit që takon. Me siguri më ke modeluar në një mënyrë më të mirë, më të dashur, më të dhembshur gjatë kohës sonë së bashku. @anxhelina ky nuk është as një postim për datëlindje për më tepër, është më shumë një vlerësim për një shpirt të gjallë e të pabesueshëm që meriton të nderohet dhe të shkëlqejë si drita. Jam shumë më i lumtur që kam mikun / motrën më të mirë që ekziston në këtë planet. Urime për një vit tjetër e të qenurit një Yll për mua dhe të gjithë të dashurvë të zemrës dhe për këtë arsye për të gjithë botën. Unë jam rrënjosur tek ty përgjithmonë!”

Të këshilluara

Leo mohon akuzat për zjarrvënie

Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio ka hedhur poshtë akuzat e presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili deklaroi se aktori u ka dhënë donacione disa ...

17:36

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha ditën e djeshme njoftoi se u nis drejt Shqipërisë. Së bashku me babain e saj ajo ka mbërritur pak minuta më parë dh...

15:56

Dua Lipa publikon titullin e albumit të ri

Muaj më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa fshiu çdo gjë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja u shpreh se për të tani do të fillojë një ep...

14:25

Flori Mumajesi rikthehet në 'Kënga Magjike'

Pak ditë më parë, u bë e ditur se të ardhurat nga biletat e shitura për “Kënga Magjike” do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caca në Thumanë. Lajm...

12:40

Anna Oxa vjen për 'Kënga Magjike'

Anna Oxa, është e vetëftuara speciale e natës së parë të “Këngës Magjike”. Pasi u bë i ditur mesazhi që do të përcjellë këtë vit “Kënga Magjike” ajo tregoi s...

11:32

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI