Flash

Tentohet të grabitet makina që transportonte para në Kashar

Lapsi.al 2 December 2019
Tentohet të grabitet makina që transportonte para në Kashar

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme, ku disa grabitës kanë ndaluar një makinë ‘Security’, e cila përdoret për transportin e parave.

Pasi kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë, grabitësit kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se grabitësit janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ku pas një qendre tregtare kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar furgonin e vjedhur. Pas kontrollit që kanë bërë, grabitësit kanë kuptuar se brenda tij nuk ka pasur para dhe kanë vendosur që ta braktisin

Tanimë furgoni ndodhet në zonën e Kasharit, ku edhe po kontrollohet nga grupi hetimor për shenja të grabitësve. Ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

Tërmet tjetër 4 ballë në Durrës

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tërmetit në Durrës. Para pak minutash ka patur lëkundje me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 ...

12:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI