Flash

Koncesionet e oligarkëve/ Ku doli Rama bllof me fondet për tërmetin

Lapsi.al 2 December 2019
Koncesionet e oligarkëve/ Ku doli Rama bllof me fondet për

Sa më shumë ftohen gjakrat pas tragjedisë së 26 nëntorit, aq më tepër po diskreditohet Edi Rama si një kryeministër që më shumë sesa për qytetarët interesohet për oligarkët.  Këtë gjë e ka vënë në pah edhe propozimi i Partisë Demokratike, që kostot financiare të pasojave të tërmetit të parballohen nga shfuqizimi i koncesioneve. Kryetari i Partisë Demokratike publikoi këtë të hënë 3 pika të cilat, sipas tij, do të shërbejnë për daljen nga situata e emergjencës. Në pikën e tretë ai i kërkoi qeverisë të anulojë 150 milionë euro PPP, të cilat do tu jepen oligarkëve.

 “Qeveria, në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të anulojë me efekt të menjëhershëm 150 milionë dollarë, të planifikuar për t'ju dhënë oligarkëve!”, shkroi Basha në Facebook.

Por, po e preke në këtë pikë, Rama reagon menjëherë. Kreu i qeverisë u justifikua me arsyetimin se nuk mund të ndalonte shërbimet për një pjesë të popullsisë për të ndihmuar një pjesë tjetër.

“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri, të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që iu ra trupi rehat aq sa mund t’u bjerë atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup? Duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë,” tha Rama duke hedhur poshtë propozimin.

Por ai bllofoi rëndë së paku në dy pika për të mos tërhequr pas lekët që ka premtuar.

Te koncesioni i Check Up përshembull, ai rriti artificialisht moshën e njerëzve që duhet të bënin analiza, vetëm për të dhënë edhe vitin pasardhës po aq shumë para për ekzaminimet që qytetarët rrefuzonin ti kryenin.

Rama bllofon edhe me renditjen e koncesioneve që bën, sepse ai qëllimisht përmend ato që kanë filluar dhe ajo për të cilët biznesi nuk ka shpenzuar ende asnjë lek. Sipas gazetarit të BIRN Gjergj Erebara, ka disa mundësi ku buxheti i koncesioneve, 2.2 miliardë euro, mund të preket për të përballuar kostot e tërmetit.

"Ligji për Buxhetin e Shtetit ka një listë të këtyre projekteve nga të cilat është shumë e lehtë të zgjedhësh se çfarë mund të shtysh për më vonë: Milot – Balldre është një projekt autostrade me kosto të planifikuar 32 miliardë lekë ose 270 milionë euro dhe që synon ndërtimin e një rruge prej vetëm 17 kilometrash të gjatë. Kjo është një nga shumë projektet e infrastrukturës, të cilat që para tërmetit ishin kontroverse dhe të paarsyeshme. Anulimi i kësaj kontrate tashmë që ajo nuk ka nisur ende është një hap shumë i logjikshëm për të siguruar fonde për rindërtimin. Por Milot – Balldre është larg të qenit e vetmja. Nëse kostot e rindërtimit nga tërmeti janë më shumë se sa kaq, kemi projekte të tjera që mund të anulohen: 1. Rruga Orikum Dukat, kostoja 83 milionë euro. 2. Incineratori i Tiranës, kostoja e paidentifikuar. 3. Incineratori i Fierit, kostoja e paidentifikuar. 4. Unaza lindore e Tiranës, kostoja 38 milionë euro. Në veçanti, anulimi i dy koncesioneve të rrugëve është veprim i logjikshëm për shkak se këto projekte nuk kanë nisur të zbatohen" thotë ai.

Por në këtë pikë Rama nuk dëgjon askënd, as llogari dhe as argumenta, pasi në një pikë ai është i vendosur: as nuk e shpie nëpërmend t'ua heqë të pasurve për tua rishpërndarë të pambrojturve.

©Lapsi.al

Lista e koncesioneve të firmosura nga Rama

Konçesioni i check-up – 90 milionë USD

Sterilizimi – 160 milionë USD

Dializa – 70 milion USD

Shërbimi laboratorik – 90 milion USD

Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD

Inceneratori i Fierit – 40 milion USD

Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD

Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD

Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD

Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD

Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD

Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD

Rruga e Arbërit – 400 milion USD

__________________

Totali: 2.2 miliardë USD

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI