Flash

Bebe Rexha mbërrin në Bubq,'Do ndërtoj 2 shtëpi'

Lapsi.al 2 December 2019
Bebe Rexha mbërrin në Bubq,'Do ndërtoj 2 shtëpi'

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën postërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bebe aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, e shoqëruar nga vajza e Ilir Metës, Bora dhe aktori Bes Kallaku.

Në një deklaratë për mediat, këngëtarja tha se pavarësisht famës që ka marrë nuk do ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe se do jetë aty për Shqipërinë.Ajo tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.

Ndërsa bëri thirrje për donacione duke theksuar se njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë.

Bebe Rexha:

“Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj.

Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “

Të këshilluara

Dua Lipa publikon titullin e albumit të ri

Muaj më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa fshiu çdo gjë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja u shpreh se për të tani do të fillojë një ep...

14:25

Flori Mumajesi rikthehet në 'Kënga Magjike'

Pak ditë më parë, u bë e ditur se të ardhurat nga biletat e shitura për “Kënga Magjike” do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caca në Thumanë. Lajm...

12:40

Anna Oxa vjen për 'Kënga Magjike'

Anna Oxa, është e vetëftuara speciale e natës së parë të “Këngës Magjike”. Pasi u bë i ditur mesazhi që do të përcjellë këtë vit “Kënga Magjike” ajo tregoi s...

11:32

Ndahet nga jeta aktorja spanjolle

Aktorja me origjinë spanjolle Shelley Morrison ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare. Shelley u bë e njohur për të gjtihë në rolin e kamarierës në serialin e...

10:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI