Flash

Anna Oxa vjen për 'Kënga Magjike'

Lapsi.al 2 December 2019
Anna Oxa vjen për 'Kënga Magjike'

Anna Oxa, është e vetëftuara speciale e natës së parë të “Këngës Magjike”.

Pasi u bë i ditur mesazhi që do të përcjellë këtë vit “Kënga Magjike” ajo tregoi se është e gatshme të këndojë për të ndihmuar shqiptarët.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Arditi ka bërë të ditur lajmin.

Ai ka publikuar një foto të këngëtares dhe konfirmonpjesëmarrjen e saj, por si publik, për t’iu bashkuar nismës së madhe të Këngës Magjike.

“Anna Oxa, pasi mori vesh tragjedinë e ndodhur më 26 nëntor, më telefonoi dhe më pyeti se ç’do të bëhej me Këngën Magjike. Ajo u emocionua nga misioni dhe pa u menduar, më tha se të mërkurën (4 dhjetor) do të jetë këtu, tek Kënga Magjike. Më tha se do të blej një biletë dhe do të ulem tek publiku duke shtuar se ne artistët, për këtë jemi”,– u shpreh Arditi në emision.Ndërkohë në Instagram shkruan: “Faleminderit! #ANNAOXA

'Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë kengamagjikeofficial duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë”.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja spanjolle

Aktorja me origjinë spanjolle Shelley Morrison ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare. Shelley u bë e njohur për të gjtihë në rolin e kamarierës në serialin e...

10:59

Bebe Rexha niset drejt Shqipërisë

Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues...

13:28

Reperi grek mbledh para për Shqipërinë

Boy ka hapur një faqe online ku mbledh para për të prekurit e tërmetit në Shqipëri. Që prej ditës së martë, ai ka postuar mesazhe të shumta mbështetjeje dhe ...

11:46

Aksidentohet Susan Sarandon

Susan Sarandon, i ka shokuar fansat e saj me publikimin e fotografive, në të cilat shfaqet me fytyrë të mavijosur. Ajo ka treguar se ishte rrëzuar gjatë një ...

11:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI