Flash

Tërmeti, ministrja e Arsimit jep datat kur do të rinisë mësimi në shkolla

Lapsi.al 1 December 2019
Tërmeti, ministrja e Arsimit jep datat kur do të rinisë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një konferencë për shtyp ka folur për gjendjen e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një deklaratë për shtyp, Shahini ka dhënë numrin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në të gjitha qarqet e prekura.

“Informacionin e mbledhur nga drejtorët e shkollave e kemi shpërndarë tek bashkitë dhe janë bërë verifikimet në terren në një pjesë të madhe të shkollave. Ka një numër të konsiderueshëm me dëmtime të thella, ose kanë nevojë për riparime. Në qarkun Durrës e Lezhe janë edhe dëmtimet më të rënda, numërohen diku 26. Në Tiranë është mbyllur shkolla në Pezë. Në Tiranë kanë nevojë riparime 23 shkolla. Nxënësit që do të rrijnë në hotele do ta ndryshojnë shkollën. Kemi bërë edhe planin e punës për mësuesit. Marrë parasysh gjendjen e shkollave dhe banesat e prekura. Sot me propozimin tij, KM në Durrës, Krujë dhe Shijak mësimi është pezulluar deri më 9 dhjetor. Në qarkun Lezhë dhe Tiranë, mësimi do të jetë i pezulluar deri më 5 dhjetor. Por mund të shtyhet edhe për disa ditë të tjera. Nëse do të shtyhet sërish data, do të njoftoj sërish unë një ditë para. Në të gjithë qarqet e tjera, mësimi fillon nesër si normalisht. Njoftimi vlen edhe për shkollat private,”-u shpreh Besa Shahini.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI