Flash

Kulisat/Çfarë po ndodh në bashkinë e Durrësit

Lapsi.al 1 December 2019
Kulisat/Çfarë po ndodh në bashkinë e Durrësit

Një sërë lëvizjesh të çuditshme kanë kapluar bashkinë e Durrësit ku frenat po i merr sërish në dorë klani i Vangjush Dakos.

Mirë kryebashkjakja Sako u largua se bëri dy gafa, po nënkryetarja pse duhej të dorëhiqej? Lapsi.al ka dhënë një version të këtyre ndryshimeve, (shiko shkrimin te kategoria kryesore). Atë e përforcon vënia si drejtues i komanduar i ish zv të Vangjush Dakos në bashki. Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, drejtimin e bashkisë së këtij qyteti do ta marrë Zhulien Varfaj.

varfaj

Varfaj do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ndërsa merr drejtimin e qytetit të dytë më të madh në vend në një situatë kaotike si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës.

Varfaj ka qenë nënkryetar i bashkisë së Durrësit edhe në periudhën kur këtë qytet e drejtonte Vangjush Dako.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhje me urgjencë të këshillit bashkiak të Durrësit. Ndërkohë, po sot ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja e Bashkisë, Elteva Kondi, e emëruar në këtë post nga zonja Sako.

Të këshilluara

Tërmet tjetër 4 ballë në Durrës

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tërmetit në Durrës. Para pak minutash ka patur lëkundje me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 ...

12:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI